Shtypi botëror 26.02.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e mërkurë, 26 shkurt 2020:

1366719
Shtypi botëror 26.02.2020

“Asharq Al-Awsat” (Angli): Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i bëri thirrje Iranit të publikojë të vërtetat për koronavirusin, ndërsa Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani paralajmëroi për “komplotet e armikut”.

“Al-Raya” (Katar): 1000 ditë nga zbatimi i embargos ndaj Katarit

“Vatan” (Oman): Vdes ish-Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, në vend shpallen 3 ditë zie

“Deutsche Welle” (Gjermani): Ministri i Brendshëm i landit të Berlinit, Andreas Geisel tha se xhamitë do të mbrohen më mirë nga policët në uniformë dhe ata civilë

“welt.de” (Gjermani): Pas Armin Laschet dhe Norbert Rottgen nga kandidatura për kryetarë të Unionit Demokristian (CDU) u tërhoq edhe Friedrich Merz

“Handelsblatt.com” (Gjermani): Qeveria gjermane do të japë 32 milionë euro ndihma Rojeve Bregdetare Turke për të luftuar kundër migrimit të parregullt të emigrantëve në ishujt grekë.

“Le Monde” (Francë): Regjistrohet një rast i ri i koronavirusit në Francë

“Le Figaro” (Francë): Sipas një sondazhi policët e bardhë në ShBA përdorin më shumë armët e tyre në krahasim me policët me ngjyrë

“Le Parisien” (Francë): Përcaktohet që sulmi ndaj një rajoni policor në Paris të kryer më 3 tetor ka qenë sulm terrorist

“El Pais” (Spanjë): Madridi konfirmoi rastin e parë të koronavirusit, ndërsa në ishullin Tenerife zbulohen 4 persona të infektuar

“EFE” (Spanjë): Brukseli dhe BE-ja diskutojnë për mbylljen e kufijve për shkak të epidemisë Kovid-19

“Telesur” (Venezuelë): Ministrat e Jashtëm rus dhe venezuelas bisedojnë për përditësimin e bashkëpunimit

“TASS” (Rusi): Trump zgjatë edhe një vit sanksionet e zbatuara ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës

“Izvestiya” (Rusi): Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi paralajmëroi qytetarët rusë për udhëtime në Itali, Korenë e Jugut dhe Iran për shkak të Kovid-19

“RIA Novosti” (Rusi): Ministri rus i Energjetikës, Alexandar Novak tha se kërkesa botërore për naftë do të vazhdojë duke u rritur edhe gjatë 20 viteve të ardhshme

“ATSH” (Shqipëri): Instituti i Shëndetit Publik ka marrë të gjitha masat në lidhje me koronavirusin

“Koha.net” (Kosovë): Çakordim në politikën e jashtme të Kosovës

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Në vend nuk janë shënuar raste me koronavirus



Lajme të ngjashme