Shtypi botëror 13.02.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e enjte, 13 shkurt 2020:

Shtypi botëror 13.02.2020

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Kreu i borsës së diamanteve të Dubait, Ahmed Bin Sulayem mori pjesë në një ekspozitë të bizhuterive në Izrael

“Asharq Al-Awsat” (Angli): Vazhdon shkelja e armëpushimit në Tripoli, Al-Saraxh bën thirrje për ndalimin e ndërhyrjeve nga jashtë

“Al-Jazeera” (Katar): Turqia do të largojë forcat e regjimit prapa pikave të kontrollit në Idlib

“n-tv.de” (Gjermani): Erdogani shtoi dozën e kërcënimeve ndaj Sirisë

“Spiegel.de”(Gjermani): Qeveria gjermane lejoi shitjen e armëve Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

“Merkur.de” (Gjermani): Afërsisht 200 persona mbahen në karantinë në Gjermani për shkak të koronavirusit

“Le Figaro” (Francë): Idlibi në Siri ndodhet përballë një krize të paparë humanitare

“Le Monde” (Francë): OKB-ja identifikon 112 ndërmarrje që veprojnë në vendbanimet izraelite

“Le Temps” (Zvicër): Zvicra e pambrojtur përballë sulmeve kibernetike

“El Pais” (Spanjë): Organizatorët anulojnë Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë për shkak të krizës së koronavirusit

“Infobae” (Argjentinë): Trump pret në takim në Shtëpinë e Bardhë Presidentit e Ekuadorit, Lenin Moreno dhe shprehet i gatshëm për marrëveshje tregtare me këtë vend

“Telesur” (Venezuelë): Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i bëri thirrje rinisë të jetë e gatshme për mbrojtjen e sovranitetit të rajonit përballë sulmeve

“Gazetem.ru” (Rusia): Moska zyrtare thotë nëse nuk merren vendime të nxituara Rusia dhe Turqia mund të arrijnë suksese të mëdha

“Lenta.ru” (Rusi): Konsulli i ri i Kinës i emëruar në Ekatarinburg të Rusisë është marrë në karantinë dyjavore

“Kommersant” (Rusi): Projektligji për nënshtetësi të dyfishtë për qytetarë të huaj në Rusi këtë muaj do të shqyrtohet në dhomën e ulët të Parlamentit Duma

“ATSH” (Shqipëri): Meta: Roli i Turqisë i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë

“RTK” (Kosovë): Sot mbahet seancë për formimin e komisioneve parlamentare

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Shekerinska merr pjesë në takimet e Këshillit Veriatlantik të NATO-s në Bruksel



Lajme të ngjashme