Shtypi botëror 10.02.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e hënë, 10 shkurt 2020:

1356278
Shtypi botëror 10.02.2020

“Deutsche Welle” (Gjermani): Turqia dërgon përforcime në Idlib

“Focus” (Gjermani): Stuhia “Sabine” arriti shpejtësinë 180km/orë dhe paralizoi jetën në Gjermani

“Spiegel.de” (Gjermani): “Parasite” fitoi çmimin Oscar për “filmin më të mirë të vitit”

“Al-Raya” (Katar): Katari gjatë 15 viteve të ardhshme do të furnizojë Kuvajtin me gaz natyror të lëngëzuar

“Asharq Al-Awsat” (Angli): Kina do t'u japë 43 miliardë dollarë kompanive që luftojnë me korornavirusin

“Al-Mustaqbal” (Liban): Presidenti Erdogan: Nuk pranojmë të ashtuquajturin “Plani i Paqes”

“El Pais” (Spanjë): Qeveria spanjolle largohet nga aksi franko-gjerman, forcon lidhjet me Italinë

“Clarin” (Argjentinë): Presidenti argjentinas, Alberto Fernandez, përqendrohet në çështjen e ligjit mbi abortin gjatë vizitës në Vatikan

“El Mundo” (Spanjë): Koronavirusi ndikon negativisht mbi kompanitë spanjolle që veprojnë në Kinë

“TASS” (Rusi): Ministri i Jashtëm, Sergey Lavrov, nuk është kundër emërimit të ndërsjellë të ambasadorëve mes Rusisë dhe Ukrainës

“Izvestiya” (Rusi): Qeveria urdhëroi formimin e stoqeve strategjike të maskave mjekësore ndaj mundësisë së përhapjes së koronavirusit në Rusi

“Lenta.ru” (Rusi): Mashtruesit gjejnë metoda të reja për të zbrazur llogaritë bankare të rusëve

“Le Soir” (Belgjikë): Bilanci i stuhisë “Ciara” në Belgjikë: Anulimi i udhëtimeve të trenave dhe të linjave ajrore shkaktoi dëme të mëdha

“Le Figaro” (Francë): Një valë e re e kërcënimeve me bombë godet Moskën

“France 24” (Francë): Ekspertët e OBSH-së shkojnë në Kinë, ku humbën jetën mbi 900 njerëz nga koronavirusi

“ATSH” (Shqipëri): Programi i Rindërtimit: Fluks aplikimesh online në Durrës

“RTK” (Kosovë): Uniteti pozitë-opozitë i nevojshëm për taksën dhe për reciprocitetin

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Ligji për prokurorinë publike hyn në procedurë parlamentare



Lajme të ngjashme