Shtypi botëror 06.02.2020
Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e enjte, 6 shkurt 2020:

Al Quds Al Arabi (Angli): Avionët izraelitë bombarduan objektivat palestineze në Rripin e Gazës.
“Al Jazeera” (Katar): Nuk ka një kurë efektive kundër koronavirusit. Në karantinat në Kinë dhe botë numri i jetëve të humbura është në rritje
“AlJazeera”: Disa orë pasi Erdogani i dha afat Damaskut, forcat e regjimit të Esadit sulmuan Sarakibin. Turqia u kundërpërgjigj
“Deutsche Welle” (Gjermani): Kriza e Sirisë: Erdogani kërkoi nga Esadi të tërheqë njësitë e tij ushtarake
“Süddeutsche Zeitung”: Shumë të vrarë si pasojë e një orteku në Turqi
“La Vanguardia” (Spanjë): Çmimet e shtëpive të reja në Katalonjë gjatë vitit 2019 u rritën 4,6%
“Infobae” (Argjentinë): Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë opozitarin venezuelas, Juan Guaido
“Telesur” (Venezuelë): Nikaragua deklaroi avancimin në luftën kundër kancerit
“Le Figaro” (Francë) : Priten protesta kundër reformës së pensionit në Francë
“Le Monde”: Bien akuzat për shkarkimin e Trumpit në një Amerikë që sa vjen e po ndahet
“Le Parisien”: Ndahet nga jeta një prej aktorëve legjendar të Hollywood-it, Kirk Douglas
“lenta.ru” (Rusi): Putini tha se nuk ka kohë për “nxehje” të qeverisë
“RIA Novosti”: Gazeta ‘Izvestiya’ shkruan se çmimi i banesave mund të rritet 25%
“TASS”: Ambasada e Federatës së Rusisë deklaron se në anijen e pasagjerëve në Japoni nuk janë evidentuar pasagjerë rusë me koronavirus
“ATSH” (Shqipëri): Specialistët e Inspektoratit Shëndetësor të Shqipërisë, bënë inspektime në disa pika kufitare
“RTK” (Kosovë): Ish-kryeministri Ramush Haradinaj përmes një letre publike ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që mos ta heq taksën ndaj Serbisë
“MIA” (Maqedonia e Veriut): Micotakisi përsëri u angazhua për negociata të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë