Shtypi botëror 31.01.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e premte 31 janar 2020:

1350787
Shtypi botëror 31.01.2020

“Deutsche Welle” (Gjermani): Gjermania rrit parashikimet për rritje gjatë vitit 2020

“zdf.de” (Gjermani): Rritje e konsiderueshme e papunësisë në Gjermani gjatë muajit janar

“orf.at” (Austri): 700 mijë persona nga Idlibi janë nisur në drejtim të kufirit të Turqisë

“Asharq Al-Awsat” (Angli): Pas rritjes së shpejtë të numrit të njerëzve që vuajnë nga koronavirusi, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur "një emergjencë ndërkombëtare të shëndetit publik"

“Al-Raya” (Katar): Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se marrëveshjet e arritura me Libinë sollën fitime të mëdha për të dy vendet

“Vatan” (Oman): Presidenti irakian Salih u dha partive politike dy ditë për të zgjedhur një kandidat të ri për kryeministër

“Infobae” (Argjentinë): Kolumbia refuzon të rivendosë marrëdhëniet me qeverinë e Maduros në nivel konsullor

“El Pais” (Spanjë): Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencë ndërkombëtare për shkak të përhapjes së pandalshme të koronavirusit

“La Vanguardia” (Spanjë): Tenistja spanjolle Garbiñe Muguruza shënoi emrin e saj në finale në Australian Open

“Le Figaro” (Francë): Kryeministri francez Edouard Philippe në krye të listës së kandidatëve në qytetin Le Havre në zgjedhjet lokale të vitit 2020

“Le Monde” (Francë): Organizata Botërore e Shëndetësisë shqetësohet për vendet që nuk janë të gatshme për epideminë e koronavirusit

“France 24” (Francë): Si është gjendja e forcave irakiane të sigurisë, të cilat po përballen me tërheqjen e Amerikës nga vendi?

“lenta.ru” (Rusi): Unioni Parlamentar i Këshillit të Evropës kërkon nga Rusia t’ia kthej Krimenë Ukrainës

“RIA Novosti” (Rusi): “Marrëveshja e Shekullit” do të jetë në dobi të Trumpit dhe Netanyahut, por veçanërisht për Rusinë

“TASS” (Rusi): 14 shtetas kinezë që qëndronin në një hotel në qendër të Moskës u paraqitën në shërbimet e emergjencës me temperaturë të lartë

“ATSH” (Shqipëri): Ambasadorja e ShBA-së në Tiranë thotë se Shqipëria ka mundësinë të bëjë transformime mahnitëse në vitin 2020

“RTK” (Kosovë): Të hënën votohet qeveria e re e Kosovës

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Borell: BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor



Lajme të ngjashme