Shtypi botëror 24.01.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e premte 24 janar 2020:

1346641
Shtypi botëror 24.01.2020

Alsharq Alawsat (Angli): Ndërmjet Irakut dhe Amerikës u zhvilluan bisedime për prezencën ushtarake amerikane në Irak

Al-Raya(Katar): Katari u bëri thirrjeve vendeve që zbatojnë embargo ndaj tij duke bërë të ditur se mbështet zgjidhjen e problemeve me dialog të pakushtëzuar

VATAN (Oman): Krijohet qeveria libaneze me 20 ministra

Le Monde” (Francë): Reforma e pensionit, për qeverinë franceze fundi i tunelit është ende shumë larg

Le Parisien: Spitalet në Francë janë në gatishmëri për luftën kundër koronavirusit kinez

Le Figaro: Në qytetin Zeebrugge të Belgjikës u gjetën 23 emigrantë në një kamion frigorifer

El Mundo (Spanjë): Juan Guaido që është vetëshpallur kryetar shteti i Venezuelës, arriti të marrë mbështetjen e Kancelares gjermane, Angela Merkel dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron

Infobae (Argjentinë): Si pasojë e shpërthimit të një autoboti karburanti në Lima, kryeqytetin e Perusë, humbën jetën 2 persona dhe u plagosën mbi 50 të tjerë

El Comercio (Ekuador): Kryetari i Shtetit të Venezuelës, Nicolas Maduro, kërkoi nga Kombet e Bashkuara një mision vëzhgues për zgjedhjet e Kuvendit Kombëtar në vend

TASS (Rusi): Kina mbështeti propozimin e Rusisë për të zhvilluar samitin e vendeve të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

“Izvestiya: Gjermania bëri thirrje për heqjen e sanksioneve, që zbatohen ndaj Rusisë

RİA Novosti: Departamenti amerikan i Shtetit bëri një deklaratë në lidhje me “konfliktin e vogël” ndërmjet ushtarëve rusë dhe amerikanë në Siri

DW” (Gjermani): Lideri i udhëheqjes greko qipriote Anatasiadis kërkoi mbështetje nga Merkeli për tensionin me Turqinë në Mesdhe

Die Welt: Administrata e Trumpit deklaroi se nuk do të japë viza për gratë shtatzëna, në mënyrë që të parandalohet turizmi i lindjeve

Spiegel Online:  Presidenti Erdogan takohet në Stamboll me Kancelaren gjermane

“ATSH” (Shqipëri): Meta pritet nga Kryetari i Parlamentit të Izraelit: Mirënjohës për mbështetjen mbresëlënëse në 26 nëntor

“RTK” (Kosovë): Misioni i vëzhgimit i BE-së publikon raportin për zgjedhjet e 6 tetorit

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se koronavirusi i ri tani për tani nuk do të shpallet si kërcënim global shëndetësor



Lajme të ngjashme