Shtypi botëror 23.01.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e enjte, 23 janar 2020:

1346072
Shtypi botëror 23.01.2020

“Asharq al-Awsat” (Angli) - Irani tronditet nga një tërmet me madhësi 5,2 ballë

“Al-Raya” (Katar) - Dështon marrëveshja për kryeministrin në Irak, përshkallëzohen demonstratat

“Al-Ayam” (Bahrejn) - Ministri i Financave të Libanit: Vazhdimi i krizës do ta çojë vendin në falimentim

“Tagesschau” (Gjermani) - Turqia thekson se marrëveshja për refugjatët është prishur nga Bashkimi Evropian. Kryediplomati i Ankarasë, Mevlut Çavusoglu, ka kritikuar Gjermaninë dhe BE-në përpara vizitës së Kancelares Angela Merkel në Turqi. Çavusoglu ka thënë se Turqia e ka respektuar deri në fund marrëveshjen për refugjatët, ndërkohë që Unioni nuk i ka bërë pagesat e premtuara

“Bild” (Gjermani) - Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, ka shpallur si organizatë të jashtëligjshme grupin neonazist “Combat 18”; ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Steve Alter, ka njoftuar se policia ka bastisur shumë objekte/zyra të këtij grupi në provinca të ndryshme të vendit

“Deutsche Welle” (Gjermani) - Berlini zyrtar ka hartuar një planveprimi të ri kombëtar për të zgjidhur problemin e mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar. Sipas këtij plani, emigrantët e kualifikuar do të informohen rreth Gjermanisë në vendet e origjinës

“Infobae” (Argjentinë) - Meksika paralajmëron kundër mundësisë për epideminë e koronavirusit: Qeveria tha se duhet të bëhen përgatitje, por edhe se nuk ka specialistë të sëmundjes

“El Mundo” (Spanjë) - Juan Guaido merr mbështetjen e BE-së: Jam në Evropë për t’i dhënë fund tragjedisë së venezuelasve

“El Mundo” (Spanjë) - Qeveria, punëdhënësit dhe sindikatat në Spanjë ranë dakord për ta çuar rrogën minimale në 950 euro

“Le Figaro” (Francë) - Si po përgatitet Franca kundër virusit kinez?

“Le Monde” (Francë) - Emmanuel Macroni po bën një shëtitje shpirtërore në vendet e shenjta të Jerusalemit Lindor

“Le Temps” (Zvicër) - Donald Trumpi e ka vënë Evropën në shënjestër

“RIA Novosti” (Rusi) - Moti i ngrohtë ka sjellë fluturat dhe mollëkuqet në Moskë

“TASS” (Rusi) - Rusia dhe Bjellorusia mund të zgjidhin së afërmi problemet në lidhje me naftën dhe gazin natyror

“Lenta” (Rusi) - Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka propozuar BE-së anëtarësimin e shtetit të tij në vendin që do të zbrazet nga Britania

“ATSH” (Shqipëri) - Rama vizitë në Itali, takim me Di Maion: Po organizojmë Konferencën e Donatorëve për rindërtimin pas tërmetit

“RTK” (Kosovë) - Zv/nënsekretari i amerikan i Shtetit, Jorgen Andrews, do të vizitojë Kosovën për t’u takuar me përfaqësuesit e qeverisë dhe shoqërisë civile, të cilët merren me çështjet e sundimit të ligjit

“MIA” (Maqedoni e Veriut) - Qeveria spanjolle kërkoi nga Parlamenti që të ratifikojë Protokollin për NATO-n me procedurë urgjente



Lajme të ngjashme