Shtypi botëror 22.01.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e mërkurë, 22 janar 2020:

Shtypi botëror 22.01.2020

“Asharq Al-Awsat” (Angli): Kryeministri i Irakut në gjendje të vështirë përballë qytetarëve dhe vendeve të huaja

“Al-Raya” (Katar): 12 të vrarë në Idlib, në mesin e tyre 7 fëmijë

“Al-Mustakbal” (Liban): Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Liban, rritet numri i pjesëmarrësve në protesta në Bejrut

“Die Welt” (Gjermani): Në agjendën e Samitit të Davosit dominojnë problemet klimatike

“Suddeutsche Zeitung” (Gjermani): Duket sikur është vendosur armëpushimi në Libi, por bllokohen impiantet e naftës

“Deutsche Welle” (Gjermani): Presidenti rus Vladimir Putin miraton kabinetin e ri të paraqitur nga Kryeministri Mikhail Mishustin

“Le Figaro” (Francë): Vazhdon rritja e kërkesave për azil në Francë, gjatë viti 2019 kanë aplikuar 132 mijë persona

“Le Monde” (Francë): Pritet që Emmanuel Macron të bëjë ulje të re në taksa të kompanive

“Le Temps” (Zvicër): OKB-ja u bën thirrje palëve në Libi për të konkretizuar armëpushimin

“El Pais” (Spanjë): Rritja me 2% e pagave të nëpunësve civilë në Spanjë do të sjellë ngarkesë shtesë në thesar prej 3,2 miliardë eurove

“El Mundo” (Spanjë): Ministrja e Financave e Spanjës, Maria Jesus Montero deklaroi se “Qeveria është gati të arrijë qëllimin e saj për të eliminuar deficitin buxhetor për të gjithë vitin”.

“TeleSur” (Venezuelë): Qeveria venezuelase mohon pretendimet për bastisje të zyrës së liderit opozitar, Juan Guaido

“Izvestiya” (Rusi): Rinovohet gjysma e qeverisë së Rusisë

“Lenta.ru” (Rusi): Putini i dha qeverisë së re detyrën e rritjes së mirëqenies së qytetarëve

“TASS” (Rusi): Moska këtë vit mund ta shënojë muajin më të ngrohtë të janarit në historinë e vëzhgimit të motit

“ATSH” (Shqipëri): “Vit i rëndësishëm për Shqipërinë”/Ambasadori italian: Presim hapje të negociatave

“RTK” (Kosovë): Kuvendi me funksione të cunguara pa qeverinë

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Ministri i Jashtëm kroat Radman thotë se negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë janë të rëndësishme për kredibilitetin e BE-së.



Lajme të ngjashme