Shtypi botëror 20.01.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e hënë, 20 janar 2020.

Shtypi botëror 20.01.2020

“Asharq al-Awsat” (Angli) - Konferenca e Berlinit bëri thirrje për armëpushim të përhershëm në Libi

“Al-Ayam” (Bahrejn) - Dy persona kanë humbur jetën në demonstratat e Bagdadit, ndërsa është mbyllur edhe pika kufitare me Iranin

“Al-Raya” (Katar) - Përplasjet ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë në Liban shkaktojnë 400 të plagosur

“Deutsche Welle” (Gjermani) - Në Berlin u miratua një udhërrëfyes për Libinë

“Der Spiegel” (Gjermani) - Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do të shkojë në Stamboll

“ZDF” (Gjermani) - Kina ndalon qeset plastike në supermarkete

“El Pais” (Spanjë) - Opozitari Juan Guaido largohet fshehurazi nga Venezuela dhe shkon në Kolumbi për t’u takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo

“El Universal” (Meksikë) - Mbetjet mortore të 5 prej 10 muzikantëve, të cilët u vranë dhe më pas u dogjën në Guerrero, iu dorëzuan familjeve të pikëlluara

“La Nacion” (Argjentinë) - Alarm për bombë në shtëpinë e Papa Franceskut në Buenos-Ajres; vetëm plehra në pako

“Le Monde” (Francë) - Sipas OJQ-së britanike Oxfam, gjysma e popullsisë botërore jeton me më pak se 5 dollarë të ardhura në ditë

“Le Figaro” (Francë) - Në Berlin u arrit marrëveshje për zbatimin e embargos së armëve në Libi

“Le Parisien” (Francë) - Kompania “MSC” porosit 2 anije me vlerë 2 miliardë euro në “Chantiers de l’Atlantique” të Francës

“Kommersant” (Rusi) - Kremlini përcakton 12 prillin si datën më të mundshme për referendumin popullor mbi ndryshimet kushtetuese

“TASS” (Rusi) - Trump: Të dobishme për SHBA-në janë marrëdhëniet e mira me Rusinë dhe Kinën

“RIA Novosti” (Rusi) - Qytetarët rusë zënë vendin e tretë në shitjen e patundshmërive për të huajt në Turqi

“ATSH” (Shqipëri) - Banka Evropiane për Zhvillim, 500 mijë euro për rimëkëmbjen nga pasojat e tërmetit (në Shqipëri)

“RTK” (Kosovë) - Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar kryetarin e saj, Albin Kurti, si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

“MIA” (Maqedoni e Veriut) - Zaevi: Shfuqizimi i Marrëveshjes së Prespës do ta shkatërrojë ardhmërinë e vendit



Lajme të ngjashme