Shtypi botëror 17.01.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e premte 17 janar 2020:

Shtypi botëror 17.01.2019

“Le Figaro” (Francë): Në sulmin e Iranit më 8 janar janë plagosur 11 ushtarë amerikanë

“France 24” (Francë): OKB-ja kërkon kthimin e fëmijëve të huaj luftëtar në Siri në vendet e tyre të origjinës

“Le Parisien” (Francë): Presidenti Macron deklaroi se Franca do të dërgojë avionmbajtësen “Charles De Gaulle” në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Asharq Al-Awsat” (Angli): Pompeo konfirmon pjesëmarrjen e tij në Konferencën e Berlinit për Libinë

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Avionët luftarakë izraelitë bombarduan një pikë të Hamasit në Rripin e Gazës

“Al Jazeera” (Katar): Krahas bombardimeve që vazhdojnë Haftar pranoi të marrë pjesë në Konferencën e Berlinit për Libinë, ndërsa Al-Sarraj kritikoi paaftësinë e Evropës.

“El Periodico” (Spanjë): Pedro Sanchez, lideri i qeverisë së parë të koalicionit në historinë e demokracisë në Spanjë dhe kryetari i Partisë Socialiste të Punëtorëve (PSOE), të hënë do të japë reportazhin e parë për kanalin televiziv TVE si kryetari i qeverisë.

“La Republica” (Peru): Duket sikur Kina ulë mbështetjen ekonomike ndaj qeverisë së Maduros

“Milenio” (Meksikë): Meksika dhe ShBA-ja me planë të përbashkët për luftën kundër kontrabandimit të armëve dhe narkotikëve

“Lenta.ru” (Rusi): Zëdhënësja Ortagus akuzoi Rusinë dhe Sirinë për shkelje të armëpushimit në Idlib

“Izvestiya” (Rusi): Ryabkov bëri të ditur se politika e jashtme nuk do të ndryshojë pas ndryshimit të qeverisë

“TASS” (Rusi): Putin bëri të ditur se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut nganjëherë merr vendime të paligjshme ndaj Rusisë

“Deutsche Welle” (Gjermani): Bashkësia Islame Turke për Çështje Fetare në Gjermani (DITIB) kërkoi nga qeveria gjermane të rrisë masat për mbrojtjen e myslimanëve në vend.

“Sipegel.online” (Gjermani): Mihail Mishustin emërohet Kryeministër i ri i Rusisë

“Zeit.online” (Gjermani): Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur që në kuadër të marrëveshjes për Përshenjimin e Zonave të Juridiksionit Detar në Mesdhe të nënshkruar me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar të Libisë gjatë këtij viti do të fillojnë me licencimin dhe aktivitetet e kërkimit dhe shpimit.

“ATSH” (Shqipëri): Rama: Garantojmë ecurinë e mëtejshme të reformave në ndërtimin e Shqipërisë Evropiane

“RTK” (Kosovë): Në mungesë të qeverisë, zgjidhja për buxhetin bie mbi Kuvendin

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Evropa apelon për miratimin e ligjit për Prokurori Publike



Lajme të ngjashme