Shtypi botëror 31.12.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e hënë, 31 dhjetor 2019:

Shtypi botëror 31.12.2019

“ZDF” (Gjermani) – Ndahet nga jeta ish-ministri gjerman i Transportit, Manfred Stolpe

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” (Gjermani) – Merkel: Ngrohja globale është realitet

“Spiegel” (Gjermani) – Stafi i kabinës në Gjermani hidhet në grevë

“Asharq al-Awsat” (Angli) – Dënim kapital me varje për 29 agjentë të shërbimit sudanez të inteligjencës

“Asharq al-Awsat” (Angli) – Administrata palestineze jep alarmin për thellimin e krizës pas ndërprerjes së fondeve të tatimeve nga Izraeli

“Al-Quds al-Arabi” (Angli) – Të paktën 25 të vdekur në sulmet ajrore të SHBA-së në Irak; Bagdadi mendon seriozisht “rishikimin e marrëdhënieve” me Uashingtonin

“Al-Raya” (Katar) – Rreth 20 mijë civilë largohen nga Idlibi drejt kufirit të Turqisë

“Le Parisien” (Francë) – Urimi i Emmanuel Macronit (për Vitin e Ri): Do të thyejë heshtjen... por çfarë do të thotë?

“Le Monde” (Francë) – Plot 100 mijë forca sigurie franceze në detyrë për Vitin e Ri

“Le Figaro” (Francë) – Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGT) apelon për “bllokimin e plotë” të rafinerive në datat 7-10 janar

“ABC” (Spanjë) – Koalicioni i themeluar ndërmjet PSOE-së dhe Unidas Podemos në Spanjë paraqet programin e qeverisë: Do të mblidhen taksa mbi të ardhurat më të larta, rroga minimale do të rritet në 1.200 euro

“El País” (Spanjë) – Madridi i kundërpërgjigjet qeverisë së La Pazit duke dëbuar 3 diplomatë bolivianë

“Infobae” (Argjentinë) – Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, premton “surpriza” ekonomike në mesazhin e tij për Vitin e Ri 2020

“RIA Novosti” (Rusi) – Moska dhe Kievi nënshkruajnë kontratën e transitit të gazit

“Lenta” (Rusi) – Ukraina falënderon SHBA-në për sanksionet kundër projektit gazsjellës “Rryma e Veriut 2”

“TASS” (Rusi) – Agjencia Federale Ruse e Hapësirës (Roskosmos) planifikon të lëshojë në hapësirë mbi 40 raketa gjatë vitit 2020

“ATSH” (Shqipëri) – Rama uron (Vitin e Ri) me shprehjen e Thomas Jefferson: Dua ëndrrat e të ardhmes, jo historinë e të shkuarës

“RTK” (Kosovë) – Haradinaj uron për Vitin e Ri, thotë se 2019-a nuk ishte vit i lehtë

“MIA” (Maqedoni e Veriut) – Viti i Ri 2020 do të pritet me performancën e Dino Merlinit në sheshin e Shkupit



Lajme të ngjashme