Shtypi botëror

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e hënë, 30 dhjetor 2019:

1331691
Shtypi botëror

Bild.de” (Gjermani): Greva në kompaninë e linjave ajrore gjermane “Eurowings”, anulohen 180 fluturime.

Deutsche Welle: Ministri i Zhvillimit i Gjermanisë, Gerd Muller tha se nëse demonstrohet vullnet politik brenda 10 vitesh mund të zhduket uria në nivel global.

Spiegel.de: Nga tregtia e lirë fitojnë më shumë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe Gjermania.

Al Sharq Al Awsat” (Angli): Ka prova që tregojnë se Rusia është përfshirë në 4 sulme ndaj spitaleve në Siri brenda 12 orëve.

Al Raya (Katar):Turqia ripërsëriti thirrjen për pengimin e tragjedisë në Idlib dhe Gjermania bën thirrje për armëpushim urgjent.  

Al Quds Al Arabi” (Angli): Nga bombardimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irak, numri i të vrarëve në radhët e Hashdi Shabi arriti në 25.

Perfil (Argjentinë):Evo Morales do të deklarojë më 19 janar në Buenos-Ajres formulën e presidencës së Bolivisë.

El Pais (Spanjë): Spanja negocion për herë të parë brenda 30 vitesh me Marokun për shitjen e anijeve ushtarake.

La Vanguardia” (Spanjë): Bolivia akuzoi Spanjën se ka dërguar njerëz “me kapuç” dhe “të armatosur” në ambasadën e Meksikës në La Paz.

Le Monde” (Francë): Grevat e reformës së pensionit. Një nga dy trenat e shpejtë do të punojë të hënën (sot) kurse dy linjat e metrosë do të jenë plotësisht jashtë shërbimit.

Le Parisien: Përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës derdhin miliona dollarë në periferitë e Parisit?

France 24: Ukraina dhe separatistët rusë në Donetsk do të shkëmbejnë 200 robër.

Lenta.ru” (Rusi): Pasuritë e miliarderëve rusë këtë vit thyejnë rekord.

RBK Skuadra e të rinjve të hokejit e Rusisë u skualifikua nga skuadra amerikane në ndeshjen e vlefshme për kupën botërore.

İzvestiya: Ministria e Punëve të Brendshme të Kazakistanit bëri të ditur se ka tre arsye të mundshme për rrëzimin e avionit në Alma-Atë.

“ATSH” (Shqipëri): Festat e fundvitit krijojnë fluks në pikën kufitare të Morinës.  

“RTK” (Kosovë): Në Kosovë shënohet Dita e Veteranit, ditë që nderon kontributin dhe sakrificën e tyre për liri.

MIA (Maqedonia e Veriut): Përfunduan konsultimet për qeveri teknike, nuk ka marrëveshje për ministër të Punëve të Brendshme.



Lajme të ngjashme