Shtypi botëror 24.12.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e martë, 24 dhjetor 2019:

1328630
Shtypi botëror 24.12.2019

“Al-Jazeera” (Katar): Kërkesë për refuzim ndërkombëtar dhe hetim të pavarur të vendimeve të Arabisë Saudite për vrasjen e Khashoggit

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Grevë urie në Bagdad, mbyllen fushat e naftës në jug të vendit dhe rrugët kryesore

“Asharq Al-Awsat” (Angli): Ndalohet martesa e të miturve në Arabinë Saudite

“El Pais” (Spanjë): Protestë masive kundër përdorimit të cianidit në minierat në malet And të Argjentinës

“El Mundo” (Spanjë): Viti 2019 ka qenë viti më i përgjakshëm në historinë e afërt të Meksikës

“Prensa Latina” (Kubë): Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev uroi homologun e tij kubanez Manuel Marrero Cruz për fitore në zgjedhje

“Le Monde” (Francë): Reforma të pensioneve: Qeveria franceze nuk arriti ti ndalë grevat për festat e fundvitit

“Le Temps” (Zvicër): Dënim me vdekje për 5 persona për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi

“Le Soir” (Belgjikë): Hapet qendra evropiane për ndihmë të viktimave të terrorit

“Lenta.ru” (Rusi): Ukraina dhe Donbass arritën në marrëveshje për shkëmbimin e robërve deri në fund të vitit

“TASS” (Rusi): Në rajonin Habarovsk të Rusisë rrëzohet një avion luftarak SU-57

“RIA Novosti” (Rusi): Lirohen anijet japoneze të peshkimit të konfiskuara në ishujt Kurile

“Deutsche Welle” (Gjermani): Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri të ditur se është pro zgjidhjes së problemeve me Rusinë me anë të dialogut. Ai tha se është i gatshëm të takohet me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin në qoftë se formohet kushtet e nevojshme.

“Die Welt” (Gjermani): Kina përgatitet për ulje të qindra miliarda dollarë në zhdoganimin e produkteve të importuara

“Spiegel Online” (Gjermani): Arabia Saudite dënoi me vdekje 5 persona për vrasjen e Jamal Khashoggit

“ATSH” (Shqipëri): Kryeministri Edi Rama deklaroi se plani për rindërtimin pas tërmetit parashikon që brenda pranverës gjithçka të jetë e nisur.

“RTK” (Kosovë): Albin Kurti thotë se rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon përmes Prishtinës, nuk ka nevojë për konfrontime

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Micotakis përsëri angazhohet për fillimin e negociatave mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë



Lajme të ngjashme