Shtypi botëror 12.12.2019
Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e enjte, 12 dhjetor 2019:

‘t-online.de’ (Gjermani): Turqia ekstradoi 2 terroristë në Gjermani.
“Zeit.de”: Numri i personave me depresion në Gjermani është mbi mesataren e Bashkimit Evropian.
“Deutsche Welle”: Revista amerikane “Time” vlerësoi aktivisten suedeze të klimës, Greta Thunberg si “Personazhi i vitit 2019”.
“Al Sharq Al Awsat” (Angli): Egjipti deklaroi se ka zbuluar një statujë të rrallë të (faraonit) Ramses II.
“Al Quds Al Arabi”: Në Algjeri, ku mbizotërojnë divergjenca të mëdha në opinionin publik, zhvillohen zgjedhjet presidenciale.
“Al Jazeera” (Katar): Zgjedhjet e treta në Izrael, a filloi fundi i Netanyahut?
“El Pais” (Spanjë): Në afërsi të vendit ku u zhduk avioni ushtarak kilian u gjetën trupat e pajetë të ekuipazhit.
“El Mundo”: Kryetari i Shtetit të Spanjës, Pedro Sanchez, në bisedimet e fshehta me ERC, i bëri thirrje të gjitha partive politike me qëllim të fitimit të kohës.
“Clarin” (Argjentinë): Me dyshim për kancer në lëkurë bën analizat Kryetari i Shtetit të Brazilit, Jair Bolsonaro.
“Le Parisien” (Francë): Rritet mobilizimi kundër reformës së pensionimit.
“France 24”: Izraeli përgatitet për zgjedhje të reja në muajin mars, këto janë zgjedhjet e treta brenda një viti.
Liberation: Zgjedhjet në Angli, luhen letrat e fundit përpara Brexitit.
“Kommersant” (Rusi): Në rajonin Krasnodar të Rusisë ra një helikopter ushtarak, humb jetën tërë ekuipazhi.
“İzvestia”: Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump kërkoi të rritet vëllimi tregtar me Rusinë.
“lenta.ru”: Gjermania pranon se i është dorëzuar Amerikës për çështjen e gazsjellësit “Rrjedha Veriore-2”.
“ATSH” (Shqipëri):Banka Evropiane për Zhvillim do të japë 500 mijë euro për rimëkëmbjen nga pasojat e tërmetit në Shqipëri.
“RTK” (Kosovë): Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama e cilëson si obligim kontributin e forcave të FSK-së në momentet më të vështira për Shqipërinë.
“MIA” (Maqedonia e Veriut): Pendarovski: NATO është faktor i stabilitetit, e përforcon kohezionin e brendshëm.