Shtypi botëror 02.12.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e hënë, 2 dhjetor 2019:

Shtypi botëror 02.12.2019

Al-Raya (Katar): Në dy vitet e fundit nga Gaza janë hedhur 2600 raketa në Izrael.

Alsharq Alawsat (Angli): Protestuesit irakianë djegin për herë të dytë Konsullatën e Përgjithshme të Iranit në qytetin Necef.

VATAN (Kuvajt): Princi William zhvillon një vizitë zyrtare në Kuvajt.

Bild.de” (Gjermani): Ushtarët gjermanë morën dënim për shkaqe të disiplinës. Në Gjermani, rreth 1 mijë ushtarë morën dënim disipline për shkak të konsumit të alkoolit dhe mos përmbushjes së detyrës.

Deutsche Welle: Filloi zyrtarisht detyrën komisioni i ri i Bashkimit Evropian. Komisioni filloi detyrën nën kryesimin e politikanes gjermane Ursula von der Leyen. Në mbledhjen e zhvilluar u shqyrtuan objektivat dhe çështjet e rëndësishme.   

Spiegel.de: Në Oqeanin Atlantik  së shpejti mund të shkëputet një akullnajë me përmasat e Londrës.

Le Monde” (Francë): Franca hoqi dorë, nuk do ti japë anije Rojës Bregdetare të Libisë.

Le Figaro: Në lidhje me gjyqin për financimin e Libisë, sipas Mediapart, një i afërm i ish-presidentit të Francës, Sarkozy në vitin 2006 pranoi 440 mijë euro.

Le Parisien: Ushtarët e vrarë në Mali: Macron shpreson të bashkojë vendin duke përkujtuar heronjtë.

RBK” (Rusi): Këshilli i Ministrave të Ukrainës tha se Rusia është e gatshme ti aneksoj vetes 2 rajone.

Regnum: SHBA-ja bëri të ditur se mund të aplikojë sanksione ndaj Rusisë për projektin e “Rrymës Veriore-2”

Lenta.ru: Nëntëmbëdhjetë persona humbën jetën si pasojë e rënies së një autobusi pasagjerësh në një lumë në rajonin Zabaykalye të Rusisë.

“El Pais” (Spanjë): Samiti i Klimës, i zhvilluar në Madrid është duke kërkuar shtrëngime radikale për të reduktuar emetimin e gazrave me efektin serë në vend.

El Universal(Meksikë): Pas vrasjes së 21 personave gjatë përleshjeve në vend, dhuna e shkaktuar për shkak të tregtisë së drogës në Meksikë sa vjen edhe po merr një formë edhe më të tmerrshme.

El Mundo: Dhuna dhe stanjacioni ekonomik lë në hije Lopez Obradorin në përvjetorin e parë të detyrës së tij.

“ATSH” (Shqipëri): Familjarët e viktimave të tërmetit/ Trajtim i posaçëm financiar për gjithë jetën prej 100 mijë lekësh në muaj.

RTK (Kosovë): Rama apelon ndërtuesit: Riparoni dëmet ose do të shkoni në burg.

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Flamuri i Maqedonisë së Veriut në shtizën e Londrës para samitit të NATO-s.   



Lajme të ngjashme