Shtypi botëror 18.11.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e hënë, 18 nëntor 2019:

1308191
Shtypi botëror 18.11.2019

“Asharq Al-Awsat” (Angli): Grevë e përgjithshme në Irak: Rrëmbehen aktivistët

“Al-Raya” (Katar): Sulmet e Izraelit në Gazë shkaktojnë dëme në vlerë 31 milionë dollarë

“Al-Watan” (Oman): Ndalohen 1 mijë protestues në Teheran

“Bild.de” (Gjermani): Hong-Kongu shndërrohet në fushëbetejë. Digjen makinat e policisë, ndërsa protestuesit hedhin koktej molotovi dhe gurë. Në çdo vend ka shtëllunga tymi të gazit lotsjellës. Studentët e Universitetit Teknik, të cilët ngritën barrikada përballë policisë, thonë se “Jemi të gatshëm për të vdekur”.

“Deutsche Welle” (Gjermani): Bisedimet për buxhetin e BE-së për vitin 2020 të mbajtura në Bruksel mbetën pa rezultate. Mosmarrëveshja më e madhe ishte rreth vëllimit të buxhetit prej miliarda eurove.

“Deutsche Welle” (Gjermani): Gjatë protestave për rritjen e çmimeve të karburanteve në Iran, kanë humbur jetën të paktën dy persona, njëri polic. Ndërkaq agjencia iraniane e lajmeve njofton se janë ndaluar të paktën 1 mijë persona.

“Le Parisien” (Francë): Në një sulm me kallashnikov që ndodhi në qytetin Marsejë ka humbur jetën një dhe janë plagosur 5 persona të tjerë.

“Le Monde” (Francë): Për shkak të dëborës së madhe që ra në rajonin Rhone-Alpes pa energji elektrike kanë mbetur 33 mijë shtëpi, ndërsa një çift humbi jetën nga helmimi me monoksid karboni.

“Le Figaro” (Francë): Senegali blen nga Franca 3 anije patrullimi dhe raketa

“El Pais” (Spanjë): Pengesa politike e Spanjës bllokoi gjithashtu vizitat e huaja zyrtare në vend. Vizita e fundit e Sanchez si kryeministër u realizua në shkurt.

“El Mundo” (Spanjë): Bilanci i krizës në Bolivi: 23 të vdekur dhe pa konsensus deri më tani

“La Vanguardia” (Spanjë): Pyetja e anketës që Universiteti Lleida në Katalonjë e realizoi me nxënësit e shkollave të mesme shkaktoi debate në vend. Pyetja ishte “Deri në çfarë mase e shihni veten si separatist?

“RIA Novosti” (Rusi): Një deputet i Bundestagut deklaroi se Evropa nuk ka nevojë për gazin e lëngëzuar natyror të ShBA-së

“Vesti” (Rusi): Rusia rikthen anijet ukrainase të bllokuara në Ngushticën e Kerçit

“TASS” (Rusi): Rusia bisedon me Arabinë Saudite për kushtet e dorëzimit të sistemeve S-400

“ATSH” (Shqipëri): Rama: “Air Albania Stadium”, një monument i kohëve moderne që do mbetet në hartën turistike të Tiranës

“RTK” (Kosovë): Këshilli i BE-së diskuton sot për reformën e zgjerimit

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Dhoma e Ulët e Parlamentit francez këtë javë duhet ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO



Lajme të ngjashme