Shtypi botëror 08.11.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e premte 8 nëntor 2019:

Shtypi botëror 08.11.2019

“Al-Raya” (Katar): Revista amerikane “Newsweek” bën të ditur që ShBA-ja nuk do të tërhiqet nga Iraku edhe nëse bie qeveria

“Al-Raya” (Katar): Motra dhe bashkëshortja e liderit të vrarë të DAESH-it, Al-Bagdadi ndodhen në duart e forcave turke të sigurisë

“Asharq Al-Awsat” (Angli): Përpjekjet e qeverisë irakiane për të marrë nën kontroll protestat shkaktuan vdekjen e shumë njerëzve

“El Pais” (Spanjë): Zgjedhjet e parakohshme në Spanjë: Partitë ballafaqohen me njëra-tjetrën për votuesit e pavendosur

“La Tercera” (Kili): Protestat në Kili: Pse dështon qeveria për të marrë nën kontroll rrugët?

“El Universal” (Meksikë): Dalin në shitje shtëpitë e baronit të drogës “Shkurtabiqit” (El Chapo)

“Le Monde” (Francë): Gjatë protestave të jelekëve të verdhë në Francë mes nëntorit 2018 dhe qershorit 2019 janë shqiptuar mbi 3000 dënime

“Le Parisien” (Francë): Nuk dënohet Senatori francez, i cili i cilësoi gratë me shami si “shtrigat e halloween-it”

“Le Figaro” (Francë): Torturat e Guantanamos edhe njëherë në rend të ditës të gjyqësorit francez

“Deutsche Welle” (Gjermani): Rreziku i ri në Siri: Pjesëtarët e burgosur të DAESH-it

“Die Welt” (Gjermani): Kancelarja gjermane Angela Merkel reagon ndaj deklaratave të Presidentit francez Macron: NATO-ja është themeli i sigurisë tonë

“ZDF” (Gjermani): Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ndodhet për kontakte zyrtare në Gjermani

“RIA Novosti” (Rusi): Erdogan njoftoi se Turqia ka kapur 13 persona të afërt të Bagdadit

“TASS” (Rusi): Helikopteri rus do të patrullojë çdo ditë në veri të Sirisë

“Izvestiya” (Rusi): Pentagoni pranoi se ka mbetur prapa Rusisë në armatim hipersonik

“ATSH” (Shqipëri): Presidenti i BERZH-it: Shqipëria progres nën drejtimin e qeverisë Rama

“RTK” (Kosovë): Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, NISMA nuk e kalon pragun

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Xhaferi: Nuk mund të mblidhet Parlamenti i shpërbërë



Lajme të ngjashme