Shtypi botëror 30.10.2019
Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e mërkurë, 30 tetor 2019:

“Asharq Al-Awsat” (Angli): Rrobat e liderit të vrarë të DAESH-it, Al-Bagdadi ndihmuan në përcaktimin e saktë të vendndodhjes së tij
“Al-Raya” (Katar): Shkarkohen nga detyra ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Jashtëm në Tunizi
“Al-Vatan” (Oman): Vazhdojnë protestat në Liban, dorëhiqet Kryeministri Hariri
“El Pais” (Spanjë): Një grup i armatosur masakron banorët vendor në rajoni Cauca të Kolumbisë: Bilanci i masakrës 5 të vrarë dhe 6 të plagosur
“El Mundo” (Spanjë): Qeveria spanjolle e shqetësuar nga mundësia e kryengritjes së katalanasve gjatë vizitës së familjes mbretërore në Barcelonë më 4-5 nëntor dhe para zgjedhjeve të 10 nëntorit.
“La Nacion” (Kili): Ministria e Drejtësisë e Kilit njoftoi se në protestat që filluan më 18 tetor kanë humbur jetën 20 dhe janë plagosur 1 mijë e 218 vetë, ndërsa u ndaluan 9 mijë e 203 persona të tjerë.
“Deutsche Welle” (Gjermani): Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass paralajmëroi Egjiptin për të drejtat e njeriut
“Frankfurter Allgemeine Zeitung” (Gjermani): Anglia shkon në zgjedhje të parakohshme më 12 dhjetor
“Spiegel Online” (Gjermani): Presidenti i ShBA-së, Donald Trump tha se gjatë operacionit të kryer kundër liderit të DAESH-it, Al-Bagdadi është vrarë edhe personi, i cili ishte pasardhësi i tij.
“Lenta.ru” (Rusi): Rusia gjeti mënyrën për kthimin e oligarkëve të arratisur nga vendi
“TASS” (Rusi): Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov tha se veprimet e ShBA-së kundër Sirisë janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
"Izvestiya” (Rusi): Rusia do të ndërtojë një luftanije unike në botë
“Le Monde” (Francë): Brexit: Zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit paraqesin një etapë të rrezikshme për Boris Johnson
“Le Parisien” (Francë): Macron: Laicizmi nuk mund të përdoret si mjet kundër feve
“France 24” (Francë): Kryeministri i Libanit, Saad Hariri dha dorëheqje pas protestave
“ATSH” (Shqipëri): Liderja e socialdemokratëve në Parlamentin Evropian kërkon që hapja e negociatave me vendet e Ballkanit të kthehet në agjendë para pranverës
“RTK” (Kosovë): Qeveria e re dhe opozita, me platformë unike për dialogun me Serbinë
“MIA” (Maqedonia e Veriut): Konte: Maqedonisë së Veriut duhet t’i lejohet të ecë tutje në Evropë