Shtypi botëror 16.10.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e mërkurë, 16 tetor 2019:

1288918
Shtypi botëror 16.10.2019

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Pence dhe Pompeo do të vizitojnë Turqinë për të biseduar për armëpushim

“Asharq Al-Awsat” (Angli): Turqia do të vazhdojë me operacione në Siri me ose pa përkrahjen e botës

“Al-Jazeera.net” (Katar): Delegacioni i ShBA-së do të vizitojë Ankaranë. Koalicioni ndërkombëtar u tërhoq nga Menbixhi, ndërsa opozitarët avancojnë.

“El Mundo” (Spanjë): Qeveria Spanjolle thotë se do të marrë kontrollin nëse protestat në Katalonjë vazhdojnë

“La Republica” (Peru): Përleshjet mes civilëve dhe ushtrisë në Meksikë morën jetët e 15 personave

“Infobae” (Argjentinë): Sipas FMN-së, Venezuela, Argjentina, Brazili dhe Meksika ulin pritshmëritë e rritjes ekonomike në Amerikën Latine

“RIA Novosti” (Rusi): Sekretari i Përgjithshëm i OKB njoftoi mbështetjen e tij për Rusinë pasi ShBA-të refuzuan të lëshojnë viza për diplomatët rusë.

“TASS” (Rusi): Erdogan: Dorëzimi i sistemit S-400 Turqisë do të përfundojë gjatë periudhës nëntor-dhjetor

“Russia Today” (Rusi): Gjatë vizitës së Putinit në Emiratet e Bashkuara Arabe u nënshkruan marrëveshje të ndryshme në vlerë 1,4 miliardë dollarë.

“Deutsche Welle” (Gjermani): BE-ja duhet të jetë e kujdesshme për bërje presion ndaj Turqisë

“Tagesanzeiger” (Zvicër): Pence dhe Pompeo nisen për në Ankara për të biseduar për Operacionin “Burimi i Paqes”

“France 24” (Francë): Separatizmi katallan: Ngjarja e Barcelonës la pas edhe një natë

“Le Monde” (Francë): Zjarrfikësit në Paris protestojnë në një atmosferë të tensionuar. Ngjarjet e dhunës shënuan fundin e protestave.

“Le Temps” (Zvicër): Ambasadori turk në Zvicër, Ilham Saygili thotë se “Lufta jonë në Siri është kundër terroristëve”

“ATSH” (Shqipëri): Negociatat për anëtarësim në BE: Eurodeputeti bullgar Sergey Stanishev thotë se liderët e Bashkimi Evropian duhet të veprojnë sinjalet nuk mjaftojnë

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Johannes Hahn: Pa sinjal të qartë për fillimin e negociatave BE-ja rrezikon ta humb ndikimin në Ballkan

“RTK” (Kosovë): Aksion policor në veri të Mitrovicës, arrestohen dy të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit 



Lajme të ngjashme