Shtypi botëror 09.10.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e mërkurë, 9 tetor 2019:

1284562
Shtypi botëror 09.10.2019

“Asharq Al-Awsat” (Angli): Qeveria e Bagdadit dhe manifestuesit arritën në marrëveshje për pezullimin e protestave në Irak

“Al-Raya” (Katar): Turqia i përfundoi përgatitjet për operacione në Siri

“Al-Mustaqbal” (Liban): Ankara zyrtare deklaroi se “Kur bëhet fjalë për sigurinë atëherë ne i tërheqim kufijtë tanë”.

“El Pais” (Spanjë): Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës akuzon liderin e Rajonit Autonom të Katalonjës, Quim Torra për formimin e rrjetit të ambasadave për t’u shkëputur nga Spanja.

“El Financiero” (Meksikë): Në Ekuador, ku protestat antiqeveritare vazhdojnë, u shpall ndalim qarkullimi në zona me zyra qeveritare në të gjithë vendin.

“Infobae” (Argjentinë): Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) është zotuar të sigurojë 98 milion dollarë ndihmë për Juan Guaido, i cili u vetshpall president i përkohshëm i Venezuelës.

“Le Temps” (Zvicër): Shtëpia e Bardhë refuzon të bashkëpunojë me Kongresin për çështjen e azilit

“France 24” (Francë): Bujqësia, historia e një kolapsi francez

“Le Parisien” (Francë): Tendencat e kequshqyerjes janë shqetësuese

“Deutsche Welle” (Gjermani): Paralajmërim për një valë të re të emigrantëve në Gjermani

“n-tv” (Gjermani): Republikanët kritikojnë politikat e Trumpit për Sirinë

“Reuters”: Guterres bëri të ditur që për shkak të mungesës së fondeve pagat e punonjësve të OKB-së për muajin nëntor nuk do të mund të paguhen

“Rossiyskaya Gazeta” (Rusi): Banka Botërore uli pritshmëritë për rritjen ekonomike të Rusisë

“RIA Novosti” (Rusi): Gjeorgjia njoftoi se dëmi nga ndalimi i fluturimit me Rusinë është 113 milionë dollarë

“Izvestiya” (Rusi): New York Times shkruan se në Agjencinë Ruse të Inteligjencës është formuar një njësi sekrete për destabilizimin e Evropës

“ATSH” (Shqipëri): Komisioni parlamentar holandez diskuton për hapjen e negociatave me Shqipërinë

“RTK” (Kosovë): Presidenti Thaçi sot takohet me emisarin e Trumpit

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Qeveria bullgare do t’i konfirmojë kushtet për eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut



Lajme të ngjashme