Shtypi botëror 01.10.2019
Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e martë, 1 tetor 2019:

“Asharq Al-Awsat” (Angli): ShBA kërkuan lirimin e 128 mijë të burgosurve nga burgjet e Sirisë
“Al-Raya Al-Qataria” (Katar): Presidenti Erdogan thotë se është obligim ynë moral ndëshkimi i vrasësve të Khashoggit
“Al-Vatan” (Oman): Rihapet vendkalimi kufitar mes Irakut dhe Sirisë
“El Pais” (Spanjë): Separatistët zhvillojnë demonstrata në përvjetorin e referendumit të vitit 2018 para vendimit gjyqësor mbi procesin e pavarësisë së rajonit Katalan në Spanjë.
“La Jornada” (Meksikë): Trump: Do të fillojë lufta civile nëse unë shkarkohem nga detyra
“La Tercera” (Kili): Kili brenda 5 ditëve të fundit u trondit nga 4 tërmete të fuqishme. Shtrohet pyetja se a kanë këto tërmete lidhje mes tyre?
“Le Parisien” (Francë): Emra të mëdhenj dhe anonimë në botë u mblodhën për Jacques Chirac, ish-Presidentin e Francës, i cili humbi jetë ditë më parë.
“France 24” (Francë): Kina komuniste kremtoi 70-vjetorin e themelimit, ndërsa në Hong-Kong u jetua një “ditë e zemërimit”.
“Le Monde” (Francë): Athina deri në fund të 2020-ës dëshiron të kthejë në Turqi 10 mijë emigrantë
“lenta.ru” (Rusi): Në Rusi hyri në fuqi ligji i shumëpërfolur për “ndalimin e pirjes së duhanit në ballkon”
“TASS” (Rusi): Bjellorusia e vlerëson si të pakuptimtë formimin e një baze ushtarake ruse në territoret e saj
“RIA Novosti” (Rusi): Shumica e bankave ruse ulë normën e interesit për kredi të shtëpive
“Deutsche Welle” (Gjermani): Komisioni i dytë për Hetimin e NSU-së, i krijuar në Asamblenë e Landit në Thuringen publikoi raportin e tij. Në raport theksohet se organizata e NSU-së nuk u shfaq për shkak të pakujdesisë së njësive të sigurisë.
“Zeit Online” (Gjermani): Greqia dëshiron t’i ekstradojë më shpejtë emigrantët
“Suddeutsche Zeitung” (Gjermani): Gjermania dëshiron të mbyllë të dy reaktorët e termocentralit bërthamor që operohet nga një kompani franceze e diskutueshme në Fessenheim deri në qershor të vitit 2020. Parashikohet që operatorit t'i paguhen shuma të mëdha kompensimi.
“ATSH” (Shqipëri): Anija "Oriku" shpëton 110 emigrantë, në 4 operacione të ndryshme
“RTK” (Kosovë): Kosova shënon 21-vjetorin e protestave studentore që ishin një revolucion i ndryshimit
“MIA” (Maqedonia e Veriut): Ameli de Monshalan tha se më 15 tetor do të merret vendimi i qartë dhe thelbësor për Maqedoninë e Veriut.