Shtypi botëror 16.09.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e hënë, 16 shtator 2019:

1270106
Shtypi botëror 16.09.2019

“Asharq Al-Awsat” (Angli): Zgjedhjet presidenciale në Algjeri do të mbahen më 12 dhjetor

“Al-Raya” (Katar): Katar: Palestina gjithmonë ka qenë e palestinezëve ashtu edhe do të mbetet

“Al-Mustaqbal” (Liban): Trump thotë se dihen aktorët e sulmit në Arabinë Saudite dhe se janë të gatshëm të kundërpërgjigjen

“Deutsche Welle” (Gjermani): “Çmimi Gjerman për Mjekësi” këtë vit do t’i jepet dr. Dilek Gursoy, një kirurge turke e lindur në Gjermani, e cila është e njohur për punën e saj në zemrën artificiale.

“Tagesschau.de” (Gjermani): Pritet konsensus për paketën e qeverisë gjermane për klimën

“Welt.de” (Gjermani): Rezultatet e një sondazhi tregojnë se gjermanët harruan të shijojnë kohën e lirë për shkak të telefonave inteligjentë

“Jornada” (Meksikë): Mbi 130 mijë meksikanë kremtuan 209-vjetorin e pavarësisë së vendit në sheshin Zocalo në kryeqytetin Meksiko City

“El Pais” (Spanjë): Partitë nacionaliste në Spanjë deklaruan se nuk do të bllokojnë aleancën e formuar nga e majta, qëllimi është të pengohet mbajtja e zgjedhjeve të reja të përgjithshme.

“Universal” (Meksikë): Vdes në moshën 75-vjeçare Rick Ocasek, solisti i grupit “The Cars”

“Le Monde” (Francë): Vazhdojnë protestat e avokatëve, mjekëve dhe pilotëve ndaj reformave të sistemit të pensionimit

“France 24” (Francë): Zgjedhjet presidenciale në Algjeri do të mbahen më 12 dhjetor

“Liberation” (Francë): Vrasjet e grave: Ajo quhej Salome, ishte 21-vjeçare dhe është viktima e 100-të në mesin e grave të vrara në Francë nga ish-bashkëshorti apo partneri gjatë vitit 2019.

“Kommersant” (Rusia): Rusia dhe Bjellorusia përgatiten që në vitin 2021 të kalojnë në ligjin e përbashkët të taksave

“RIA Novosti” (Rusi): Për shkak të uljes së prodhimit të naftës si pasojë e sulmit në Arabinë Saudite çmimet janë rritur për 10 %

“Vesti” (Rusi): Në zjarrin që ra në Krasnoyarsk humbën jetën 8 persona

“ATSH” (Shqipëri): BE, 94 milionë euro për reformat në Shqipëri

“RTK” (Kosovë): BE: Është koha që kosovarëve t’u hiqen vizat

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov thotë se pa perspektivën e BE-së do të forcohen forcat nacionaliste



Lajme të ngjashme