Shtypi botëror 05.09.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e hënë, 5 shtator 2019:

1264315
Shtypi botëror 05.09.2019

“Asharq al-Awsat” (Angli) - “Sulm misterioz” ndaj një objektivi të Iranit në verilindje të Sirisë

“Al-Jazeera” (Katar) - Abdullah Morsi, djali i vogël i presidentit të ndjerë egjiptian, Mohamed Morsi, është ndarë nga jeta në një spital të Kajros si pasojë e një ataku kardiak

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli) - Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu: Nuk është koha për të biseduar me Iranin

“Le Monde” (Francë) - “Human Right Watch”: Policia provokon vazhdimisht militantët përkrahës të emigrantëve në rajonin Hautes-Alpes (Alpet e Larta) të Francës

“Le Parisien” (Francë) - Çmimet stratosferike të patundshmërive në Paris, deri në mbi 10 mijë euro/m2, detyrojnë familjet të braktisin qendrën e kryeqytetit

“Le Soir” (Belgjikë) - Tjetër dështim për Kryeministrin britanik, Boris Johnson; deputetët refuzojnë kërkesën për zgjedhje të parakohshme

“El Pais” (Spanjë) - Rreth 50 mijë nxënës spanjollë do ta nisin vitin e ri mësimor në shkolla parafabrikat

“El Mundo” (Spanjë) - Gjendet trupi i pajetë i ish-skiatores alpine të kombëtares spanjolle, Blanca Fernandez Ochoa, e cila ishte shpallur e humbur 11 ditë më parë. Policia dyshon se vdekja e saj nuk është aksidentale

“TeleSUR” (Venezuelë) - Partia FARC do të përjashtojë nga radhët e saj ushtarët që vendosin t’u kthehen armëve

“Spiegel” (Gjermani) - Qeveria britanike nuk do ta bllokojë më shumë projektligjin e Brexit-it pa marrëveshje. Zgjedhjet e parakohshme në rend të ditës

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” (Gjermani) - Normat e interesin kanë rënë nivelin më të ulët historik, por kjo nuk është edhe aq pozitive për bankat. Klientët nuk heqin dorë nga instrumentet e vjetra të investimit dhe mbajnë qëndrim konservator për mjetet e reja investuese

“Focus” (Gjermani) - Turqia shënon rritje ekonomike më të lartë sesa parashikimet e ekspertëve

“TASS” (Rusi) - Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova: Zgjatja e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë do të ketë efekte shkatërrimtare për vetë Brukselin

“Lenta.ru” (Rusi) - Zbulohet një bazë ushtarake sekrete e forcave speciale amerikane në kufi me Rusinë

“RIA Novosti” (Rusi) - Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov: Nuk është e drejtë që Kina të përkufizohet si “vëllai i madh” i Rusisë, pasi Moska preferon t’i ndërtojë marrëdhëniet e saj me shtetet e tjera mbi themelin e interesave reciproke

“ATSH” (Shqipëri) - Çelja e negociatave; Cakaj: Vlerësime pozitive nga vendet e BE, përmbushëm kushtet

“RTK” (Kosovë) - Haradinaj: Kosova duhet ta ruajë tregun deri në njohje nga Serbia

“MIA” (Maqedonia e Veriut) - Ambasadorja Galloway: Londra mbështet eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut dhe shpreson për një datë në tetor



Lajme të ngjashme