Shtypi botëror 02.08.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e premte 2 gusht 2019:

1246841
Shtypi botëror 02.08.2019

Al-Raya (Katar): Arabia Saudite kërkon të blejë gaz natyror nga Izraeli.

Al- Riyad(Arabia Saudite): Sipas dekretit të ri gratë në Arabinë Saudite mund të aplikojnë vetë për pasaportë apo certifikatë personale.

Al-  Hayat (Liban): Damasku akuzon Izraelin se ka sulmuar me raketë jugun e Sirisë.

“Izvestiya (Rusi): Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvedev zhvillon një vizitë në ishullin Iturup, një prej ishujve Kuril, për të cilin Japonia pretendon të ketë të drejtë.

“RIA Novosti”: Donald Trump nënshkroi dekretin që parashikon paketën e dytë të sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të helmimit të ish-agjentit rus, Sergey Skripal dhe vajzës së tij, Julia.

TASS”: Trump: "Shtetet e Bashkuara të Amerikë, njësoj si Rusia, kërkojnë të arrijnë marrëveshje të reja në fushën e kontrollit dhe çarmatimit të armëve bërthamore”.  

El Pais(Spanjë): Bashkimi Evropian po zgjedh kreun e FMN-së, një prej 4 kandidatëve është ministrja e Ekonomisë së Spanjës, Nadia Calvino.  

El Mundo: Në lajmin me titull “Ruani dhëmbët e qumështit të fëmijëve tuaj” theksohet se këta dhëmbë janë pothuajse një minierë e qelëzave staminale. Dhëmbët e qumështit përmbajnë afërsisht 100 milion qeliza staminale.

TeleSur (Venezuelë): Kryetari i Shtetit të Venezuelës, Nicolas Maduro: “Fjala kyç ndaj agresioneve imperialiste është rezistenca”.

France 24(Francë): Shtetet e Bashkuara po tërhiqen zyrtarisht nga Traktati i Armëve Bërthamore me Reze të Mesme Veprimi (INF).

Le Figaro : Indonezi: Dënimi me vdekje i francezit Felix Dorfin u kthye në 19 vjet burim.

Le Figaro: Trump deklaroi se kanë vendosur taksë shtesë për produktet e importuara nga Kina.

Deutsche Welle(Gjermani): Vendim i ri i gjykatës për vjershën e Bohmermannit për Presidentin Erdoan. Gjykata e Lartë e Gjermanisë ka refuzuar aplikimin e komedianit gjerman, Jahn Bohmermann, për disa pjesë të vjershës së ndaluar për t’u recituar pasi përmban fyerje ndaj presidentit turk. Kështu që përveç Gjykatës Kushtetuese janë ezauruar të gjitha rrugët ligjore për Böhmermann.   

Frankfurter Allgemeine Zeitung: Lufta tregtare SHBA-Kinë:Trumpi kërcënon me një taksë shtesë prej 300 miliardë dollarës ndaj produkteve kineze.

“Süddeutsche Zeitung”: Ministri gjerman i Drejtësisë kërkon të ndalojë burkën (mbulesë) në sallat e gjyqit.

“Agjencia Telegrafike Shqiptare” (Shqipëri): Muzetë ‘magnet’ për turistët, mbi 35 mijë në 7 muaj në Berat

“Agjencia Informative Mediatike e Maqedonisë së Veriut”: Zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, Varviciotis: Besojmë në zgjerimin e BE-së.

“Koha.net” (Kosovë): Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk e ka fituar vetëm simpatinë e tifozëve të Fenerbahçes, por edhe të ish-lojtarëve dhe legjendave të këtij klubi.



Lajme të ngjashme