Shtypi botëror 30.07.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e martë, 30 korrik 2019:

1244763
Shtypi botëror 30.07.2019

Alsharq Alawsat (Arabia Saudite): Izraeli merr në objektivë pozicionet e Iranit në Irak dhe Siri.

Al-Raya(Katar): Emiratet e Bashkuara Arabe, nga milicët, planifikojnë të dislokojë 52 mijë ushtarë në Jemen.

Al-  Hayat (Liban): Shtetet e Bashkuara të Amerikës refuzuan propozimin e Iranit për heqjen e sanksioneve.

El Pais (Spanjë): Shërbimi sekret amerikan përcaktoi ekzistencën e ETA-s dy vjet para policëve të gjeneralit Franco.

El Nuevo Siglo (Kolumbi):Kapen 52 kriminelë të dyshuar, anëtarë të organizatës terroriste FARC.

Prensa Latina” (Kubë): Kuba dhe Siria shkëmbejnë njohuri në lidhje me zhvillimin e medikamenteve.

Deutsche Welle” (Gjermani): Gjermania planifikon të investojë 86 miliardë euro në projektin e rinovimit më të madh të historisë në rrjetin hekurudhor.

Tagesschau.de: Frankfurt: Një shtetas nga Eritrea vrau një fëmijë 8-vjeçarë duke e shtyrë dhe hedhur në shinat e trenit. Ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer ndërpret pushimet.

Welt.de:  Politikani i CDU-së, Norbert Röttgen për Gjirin Persik kërkoi mision të Evropës me përfshirje të Gjermanisë.

“Izvestiya” (Rusi): Lideri i Partisë socialiste në Ukrainë, Ilya Kiva tha se vendi është ballë për ballë kërcënimit për t'u shpërbërë brenda 3 vjetësh.

“RIA Novosti: Anëtarët e Kongresit kërkuan sanksione shtesë për Rusinë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në lidhje me çështjen Skripal.

Rossiyskaya: Përfaqësuesi për Krimenë i Kryetarit të Shtetit të Ukrainës propozoi përfshirjen e Anglisë, Amerikës dhe Turqisë në procesin e rimarrjes së Krimesë.

Le Monde(Francë): Indonezia i ktheu Francës mbetjet e importuara në rrugë të jashtëligjshme.

France 24: Në Skoci, Boris Johnson akuzohet për synim të Brexit-it pa arritur marrëveshje.  

Le Monde: Sipas një organizate joqeveritare në vitin 2018 janë vrarë mbi 160 ambientalistë.

“ATSH” (Shqipëri): 1.4 milionë pasagjerë udhëtuan me linjat ajrore, në gjashtëmujorin e parë të vitit në Shqipëri

“RTK” (Kosovë): Suedia mbështet asociacionin e komunave të Kosovës

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Merkel: Guximin politik të Zaevit dhe Ciprasit ta ndjekin edhe liderët e tjerë.



Lajme të ngjashme