Shtypi botëror 22.07.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e hënë, 22 korrik 2019:

1239976
Shtypi botëror  22.07.2019

Al-Hayat” (Liban): Irani i gatshëm përballë skenarëve të ndryshëm, kurse Londra po rishikon alternativat për lirimin anijes së saj cisternë (me naftë)

Al-Sharq Al-Awsat” (Angli): Ushtria amerikane ka nisur papritur të tërhiqet nga provinca Al-Rutba, në perëndim të Irakut

Al Riyad” (Arabia Saudite): Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite: Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndalojë shkeljet e Iranit

Le Monde” (Francë): Vala e të nxehti - Duke filluar nga dita e hënë “temperaturat në vend do të shënojnë rritje të jashtëzakonshme”

Le Monde” (Francë): Hongkongu po shkon drejt një krize edhe më të komplikuar

Le Figaro” (Francë): Tensioni mes Londrës dhe Teheranit në Ngushticën e Hormuzit po rritet

El Pais” (Spanje): Partia Socialiste (PSOE) përpiqet të arrijë një marrëveshje me “Podemos” në prag të votëbesimit për qeverinë e re

El Universal” (Meksikë): Sipas ShBA-së “Përpjekjet e Meksikës frenojnë valën e emigrantëve”

El Mundo” (Spanjë): Presidenti i Nikaraguas, Ortega ka refuzuar bisedimet me opozitën dhe ka deklaruar se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në vitin 2021

Deutche Welle”: Ushtria e Gardës Revolucionare të Iranit ka konfiskuar një anije cisternë britanike ndërsa kjo ka qenë duke lundruar në Ngushticën e Hormuzit

Die Welt” (Gjermani): “Përse mund të përbëjë rrezik për Evropën fitorja zgjedhore e partisë së Zelensky në Ukrainë?”

Tagesspiegel” (Gjermani): Lufthansa rifillon fluturimet në Kajro, të cilat kompania i kishte ndërprerë për arsye sigurie

Vesti” (Rusi): Partia e kryetarit të shtetit në Ukrainë, “Shërbëtori i Popullit” kryeson zgjedhjet, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor

Izvestiya” (Rusi): Kampionati Botëror i Sporteve të Ujit do të organizohet përsëri në qytetin Kazanë të Rusisë

TASS” (Rusi): Rusia do të forcojë rregullat për frutat dhe perimet që hyjnë në vend.

Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH): 3 vjet nga miratimi i Reformës në Drejtësi, ambasada e SHBA-së: Zyrtarët e korruptuar para drejtësisë

Koha.net”: Listë e gjatë e të ftuarve nga Specialja

Agjencia Informative Mediatike e Maqedonisë së Veriut (MIA): Filip Riker këtë javë në Athinë dhe Shkup



Lajme të ngjashme