Shtypi botëror 08.07.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e hënë, 8 korrik 2019:

1231930
Shtypi botëror 08.07.2019

“Al-Hayat” (Liban): Iraku e filloi një stërvitje të re ushtarake në rajon me qëllim të vendosjes së sigurisë në kufirin me Sirinë

“Asharq Al-Awsat” (Arabia Saudite): Papa i bën thirrje shoqërisë ndërkombëtare për hapjen e korridoreve humanitare për mbrojtjen e refugjatëve

“Al-Raya” (Katar): Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të përmirësojnë imazhin e dëmtuar me tërheqjen nga Jemeni

“El Mundo” (Spanjë): 19 mijë e 280 venezuelas kërkuan strehim ndërkombëtar në Spanjë gjatë vitit 2018. Në mesin e tyre Spanja dha status të refugjatit vetëm për 30 venezuelas.

“Telesur” (Venezuelë): Nicolas Maduro: Dialogu dhe uniteti civilo-ushtarak janë garanca më e madhe për paqe

“El Comercio” (Peru): Brazili mposhti Perunë me rezultatin 3-1 dhe fitoi Kupën e Amerikës

“Le Figaro” (Francë): E djathta kthehet fuqimisht në skenën politike në Greqi

“Ouest” (Francë): Për shkak të stuhisë së fuqishme, Shërbimi Francez Meteorologjik ka ngritur nivelin e alarmit në shtatë zona në portokalli

“Le Monde” (Francë): Marrëveshja bërthamore: Evropa e shqetësuar se Irani mund të kthehet në projektin e pasurimit të uraniumit

“TASS” (Rusi): Kompania e Linjave Ajrore të Rusisë ndaloi plotësisht fluturimet në Gjeorgji

“RIA Novosti”: 14 persona bartës të pasaportës ruse nuk u lejuan të hyjnë në Meksikë

“rambler.ru” (Rusi): Telekonferenca e drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohet më 12 korrik

“Deutsche Welle” (Gjermani): ShBA-ja kërkon nga Gjermania të dërgojë ushtarë në Siri

“Der Tagesspiegel” (Gjermani): Fituesi i zgjedhjeve në Greqi, Mitsotakis premtoi uljen e normave të taksave

“Suddeutsche Zeitung” (Gjermani): Brazili mundi Perunë në finale të Kupës së Amerikës

“ATSH” (Shqipëri): Rama: “Protestat e dhunshme s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë”

“RTK” (Kosovë): Josep Borrell Fontelles mund të shërbejë edhe si avantazh për Kosovën

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Mitsotakis sot merr detyrën Kryeministër i Greqisë



Lajme të ngjashme