Shtypi botëror 27.06.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e enjte, 27 qershor 2019:

1226152
Shtypi botëror 27.06.2019

Al-Quds al-Arabi” (Londër, Angli): Senati amerikan të premten voton për parandalimin e Trump të ndërmarrë një operacion ushtarak kundër Iranit

Al-Quds al-Arabi”: (Jared) Kushner pas Konferencës së Bahrejnit vlerëson qeverinë palestineze “të pasuksesshme” dhe thotë se “dera qëndron ende e hapur”

Al-Sharq al-Awsat” (Londër, Angli): Erdoan: Trump nuk ka paralajmëruar për sanksione (ndaj Turqisë) për shkak të sistemit mbrojtës S-400

Tagesschau.de” (Gjermani): Kompanitë gjermane i kanë shitur Sirisë lëndë kimike që mund të përdoren si armë (kimike) pavarësisht embargos dhe luftës civile

Frankfurter Allgemeine Zeitung” (Gjermani): Terror i planifikuar: Anëtarët e “Revolution Chemnitz” në gjykatë – Radikalët e ekstremit të djathtë u përpoqën të shkaktojnë luftë civile duke ua ngarkuar majtistëve sulmin që kishin planifikuar

Die Welt” (Gjermani): Në Renanin Verior-Vestfali trenat e kanë të vështirë të punojnë për shkak të temperaturave të larta

Le Parisien” (Francë): Trump: Nuk ka nevojë për dërgimin e trupave tokësore në rast të luftës me Iranin

Le Monde” (Francë): Jelekverdhët: Kompanitë e sigurimeve kanë paguar deri tani 217 milionë euro dëmshpërblime

Le Temps” (Zvicër): Vrasja Khashoggi: ‘Raportuesja speciale’ nuk tërhiqet (nga hetimi i çështjes)

La Vanguardia” (Spanjë): Nuk është marrë ende nën kontroll zjarri që vazhdon në Tarragona të Spanjës dhe deri tani është djegur një sipërfaqe pyjore rreth 3.600 hektarësh.

ABC” (Spanjë): Nesër do të më nxehtë. Pas vdekjeve në Francë për shkak të temperaturave ekstreme, është alarmuar edhe Spanja; është rritur në 32 numri i rajoneve ku është dhënë alarmi në këtë vend.

Telesur” (Venezuelë): Presidenti venezuelas, Maduro ka thënë se një tentativë e dytë e mundshme e opozitës për grusht shteti do të ishte e destinuar të dështonte përballë unitetit të Venezuelës.

Ria Novosti” (Rusi): Donald Trump dhe Vladimir Putin do të takohen të premten, në orën 14:00, në samitin e G20-s në Osakë (të Japonisë).

Izvestiya” (Rusi): Nga presidenca e Ukrainës ka ardhur propozimi për transferimin e kryeqytetit (Kiev) në një qytet tjetër të vendit.

TASS”: Një avion pasagjeresh i tipit An-24 ka bërë ulje emergjente në rajonin Buryatia të Rusisë. Në aksident kanë humbur jetën 2 veta.

Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) – Hapja e negociatave, Gjermania mbështet Shqipërinë në sektorin ekonomik

Koha.net” (Prishtinë): Kosova në linjë me BE-në; Thaçi shpall listën e organizatave terroriste për vitin 2019

Agjencia Informative Mediatike (MIA) e Maqedonisë së Veriut - Gjykata në Budapest ka refuzuar ekstradimin e Gruevskit.



Lajme të ngjashme