Shtypi botëror 17.06.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e hënë, 17 qershor 2019:

1219720
Shtypi botëror 17.06.2019

Asharq Al-Awsat” (Arabia Saudite): Presidenti Erdogan theksoi se do të vazhdojnë me punimet e sondazhit për naftë në det të hapur në Qipro

“Al-Raya Al-Qatarya” (Katar): Presionet ndërkombëtare bënë që Arabia Saudite të heq dorë nga ekzekutimi i një të mituri 13-vjeçar

“Al-Vatan” (Kuvajt): Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu hodhi gurthemelin e vendbanimit hebre “Kodrat e Trumpit” që do të ndërtohen në Kodrat e Golanit

“Suddeutsche Zeitung” (Gjermani): Partnerët e koalicionit arrijnë në marrëveshje për reforma të ligjit të taksave. Landeve u njihet e drejta për të bërë vet rregullime në çështjen e taksave.

“Deutsche Welle” (Gjermani): Reagimet e para për debatin mes Yildirim dhe Imamoglu. Kandidatët për kryetar të Bashkisë së Metropolit të Stambollit, Binali Yildirim dhe Ekrem Imamoglu u përballën në një transmetim të drejtpërdrejtë. Transmetimi në fjalë hyri në rendin e ditës të mediave sociale dhe të Turqisë.

“Deutsche Welle” (Gjermani): Kapet i dyshuari për vrasjen e politikanit gjerman, Prefektit të rajonit Kassel, Walter Lubcke. Prokuroria bëri të ditur se i dyshuari është kapur në saje të analizave të ADN-së.

“Le Temps” (Zvicër): Ulet numri i armëve bërthamore në botë

“Le Parisien” (Francë): Mijëra gra në Zvicër dalin në rrugë për barazi të pagave

“Le Soir” (Belgjikë): Hong-Kong – Sipas organizatorëve të protestave të dielën në manifestime morën pjesë afërsisht 2 milionë persona

“El-Pais” (Spanjë): Spanja del kundër vendimit të marrë nga BE-ja në Luksemburg për ashpërsimin e rregullave për emigrantët e kapur

“Infobae” (Argjentinë): Juan Guaido: Për Venezuelë ekziston vetëm një  ardhmëri dhe kjo është ndryshimi, sepse alternativa e kësaj është vdekja

“Lenta.ru” (Rusi): ShBA-ja thotë se Rusia shtoi numrin e sulmeve kibernetike në sistemin energjetik

“RIA Novosti” (Rusi): Komanda e Forcave Ajrore-Hapësinore e Rusisë pranoi në dorëzim 2 avionë të rinj MIG-35

“TASS” (Rusi): Presidenti i Dagestanit, Vladimir Vasilyev shtrihet në spital me diagnozë të pneumonisë

“ATSH” (Shqipëri): Nisin procedurat për shkarkimin e Metës

“RTK” (Kosovë): Pesë vjet nga heqja e barrikadës që ndau qytetin e Mitrovicës

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Hahn i bën thirrje BE-së t’i hapë negociatat me Maqedoninë sa më shpejt të jetë e mundur



Lajme të ngjashme