Shtypi botëror 24.04.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e mërkurë, 24 prill 2019:

Shtypi botëror 24.04.2019

“Asharq Alawsat” (Angli) - Kryeministri i Izraelit, Netanyahu, i ka vënë emrin e Trumpit një lokaliteti në Lartësitë e Golanit.

“Al-Raya” (Katar) - Arabia Saudite mban në burg prej dy muajsh një gazetar jordanez pa paraqitur kurrfarë arsyeje.

“Al-Hayat” (Liban) - “Egjipti pret Samitin Afrikan, ku do të trajtohet situata në Sudan”

“Deutsche Welle” (Gjermani) - DAESH-i ka pranuar përgjegjësinë e sulmeve me pasojë mbi 350 viktima në Sri-Lankë.

“Spiegel” (Gjermani) - “Zgjedhjet në Ukrainë; Kancelarja Angela Merkel fton në Gjermani fituesin Zelensky”

“ARD” (Gjermani) - Presidenti i Sri-Lankës, Sirisena, ka njoftuar se do të ristrukturojë policinë dhe forcat e rendit, pasi autoritetet e sigurisë nuk e kanë vënë në dijeni të informatave për sulme të mundshme në vend.

“El Pais” (Spanjë) - Në një sesion të hapur televiziv përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Spanjë, Kryeministri Sanchez ka siguruar avantazh ndërmjet liderëve opozitarë “për të marrë votat e elektoratit të djathtë”.

“La Tercera” (Kili) - Presidenti i Kilit, Pinera, u takua me liderin kinez, Xi Jinping.

“El Universal” (Meksikë) - Pumbi i dalë nga arma e grabitësve gjatë tentativës për të vjedhur një automjet, i mori jetën vajzës 4-vjeçare që flinte në makinë.

“Haberrus (Rusi) - “SHBA-ja mund të transferojë bazat e saj nga Turqia në Greqi për shkak të sistemit S-400”

“TASS” (Rusi) - “Lideri koreanoverior, Kim Jong-Un, udhëtoi me tren të blinduar për në qytetin rus të Vladivostokut”

“Obzor Press” (Rusi) - “Kremlini: Është ende herët që Putini të urojë Zelenskyn për fitoren e zgjedhjeve në Ukrainë”

“Le Monde” (Francë) - “SHBA-ja kundërshton rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër përdorimit të dhunës seksuale si armë lufte”

“Le Liberation” (Francë) - “Embargo e plotë kundër naftës iraniane: Trumpi sulmon direkt”

“Le Figaro” (Francë) - Fitimi neto i gjysmës së rrogëtarëve të sektorit privat në Francë është 1.780 euro në muaj.

“Top Channel” (Shqipëri) - Opozita do të protestojë sërish të enjten dhe këtë herë jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit si Elbasani, Durrësi, Miloti dhe Fieri.

“Koha.net” (Kosovë) - Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS), Millosh Jovanoviç, ka thënë se njohja e shkëputjes së Kosovës, kusht për hyrjen e vendit të tij në Bashkimin Evropian, do ta kthente Serbinë në vitet ’90.

“MIA” (Maqedoni e Veriut) - “Pendarovski është ngopur nga tranzicioni, Siljanovska nga mediokriteti në politikë”



Lajme të ngjashme