Shtypi botëror 14.02.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e enjte, 14 shkurt 2019:

Shtypi botëror 14.02.2019

Al-Shark Al-Awsat” (Londër): ShBA-ja i dorëzoi ushtrisë libaneze raketa të telekomanduara me lazer

Ahbar al-Khalij” (Bahrejn): Arabia Saudite anulon paralajmërimin për udhëtimet (e qytetarëve sauditë) në Liban

“Al-Raya Al-Katariya” (Katar): Katër biseda telefonike sollën zgjidhjen e misterit në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi

Le Monde”: “Airbus” deklaron ndërprerjen e prodhimit të avionëve A380 - Avioni i fundit i këtij modeli do të dorëzohet në vitin 2021

“Le Figaro” (Francë): Jelekëverdhët - Shumica e francezëve duan mbarimin e protestave

“Le Parisien” (Francë): Kapet në Francë personi i akuzuar si torturuesi (i regjimit të Esadit)

Bild” (Gjermani) në një lajm me titull “Lamtumirë pushtetit” shtron pyetjen “Çfarë do të bëjë Merkeli tani?

“Deutsche Welle” (DW): Bisedimet për Sirinë - Erdogan-Putin-Ruhani diskutojnë ide të reja

“ARD”: Airbus ndalon prodhimin e avionëve “A380”, nuk ka më klientë

“El País”: Refuzimi i p/buxhetit mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, gjë që nuk e dëshiron askush

“El Mundo” (Spanjë): Papa Françesku i jep një shuplakë diplomatike Maduros duke i thënë: “Zotëri i nderuar” (pra nuk i është drejtuar si President

Euronews”: Bashkëqytetarët flasin për bosin e drogës “El Chapo”: “Është ai një kriminel apo një bamirës?”

“Ria Novosti”: Kursi i Rublës bie pas lajmeve për ardhjen e investimeve të mundshme

“Izvestiya”: Deklaratat e Përfaqësuesit të Përhershëm të Rusisë në Bashkimin Evropian për projektin e gazsjellësit “Rrjedha e Veriut-2”. Ndërtimi i linjës gazsjellëse do të përfundojë pavarësisht revizionimeve të mundshme në rregulloren e BE-së për gazin natyror, ka thënë zyrtari rus.

“TASS”: Producenti i BBC-së vërteton që xhirimet lidhur me sulmin kimik në Siri kanë qenë një skenar.

Agjencia Informative e Maqedonisë (MIA): Sot dhe nesër ditë zie për shkak të aksidentit tragjik që ka ndodhur në rrugën Shkup-Tetovë

Koha.net”: Kosova drejt shembjes së kufirit me Shqipërinë



Lajme të ngjashme