Shtypi botëror 08.01.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e martë, 8 janar 2019:

1121465
Shtypi botëror 08.01.2019

“El País”: Brukseli heq kufijtë virtualë për të lehtësuar tregtinë digjitale në Bashkimin Evropian.

“La Vanguardia”: Gjykata e Lartëplanifikon të vërë në dispozicion 3 ditë në javë për gjyqet e 1 tetorit (në lidhje me referendumin në Katalonjë).

“Prensa Latina”: Kryetari i Shtetit të Kubës, Miguel Díaz-Canel në 10 janar do të vizitojë Venezuelën.  

“Bild”: Dëbora dhe furtunat në Gjermani ndikojnë negativisht jetën e përditshme.

“Spiegel”: Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdogan) në lidhje me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Siria tha se Presidenti Trump mori vendimin e drejtë.

“Süddeutsche Zeitung”: Turqia kërkon të marrë rol parësor në sigurimin e paqes në Siri.

"Le Figaro": Angazhimi ushtarak i Francës në Siri, me tërheqjen e Amerikës u përball me humbje të fuqisë.

“Le Monde” : Egjipti, pas rrëfimit për bashkëpunim ushtarak me Izraelin, mbeti në një situatë të vështirë.  

“Alsharq Alawsat”: Zemërimi i Turqisë në lidhje me marrëveshjen amerikane Sykes-Picot për lindjen e Sirisë.

“ELHAYAT”: Trump: Tërheqja jonë nga Siria do të jetë e “kujdesshme” dhe lufta jonë kundër DAESH-it do të vazhdojë

“Alquds”: Erdoan: Turqia është i vetmi vend që do të bashkëpunojë me Amerikën dhe Rusinë në Siri

“Sputnik”: Në lidhje me Idlibin, ambasadorët e Rusisë dhe Iranit u thërritën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë. Ankaraja ka reaguar për përparimin e forcave të qeverisë në Idlib, zonë e çtensionuar sipas marrëveshjes së arritur në Astana, ku vendet garantuese janë Rusia, Irani dhe Turqia.  

“Faqja e internetit turko-ruse”: Fenerbahçe këtë mbrëmje mirëpritet nga Khimki në Moskë, biletat blihen online. Moska mirëpret skuadrën turke Fenerbahçe në Basketboll. Këtë mbrëmje skuadra turke do të përballet me skuadrën ruse Khimki në javën e 17-të të Ligës së Evropës, Linjat Ajrore Turke (THY).

“Agjencia Telegrafike Shqiptare, ATSH”: Ulja trefish e taksave në Shqipëri pritet të rrisë punësimin dhe investimet.   

"Radio Televizioni i Kosovës, RTK": Kryeministri Ramush Haradinaj u takua me ambasadorin britanik Ruairi O’Connell dhe tha se mbështetja e Britanisë mbetet e pazëvendësueshme.

“Agjencia Informative e Maqedonisë, MIA”: Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Jess Baily tha se kompromiset për marrëveshjen e Prespës nuk janë të lehta, por kjo është mundësi historike.  



Lajme të ngjashme