Shtypi botëror 02.01.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar në median botërore sot , e mërkurë, 2 janar 2019:

Shtypi botëror 02.01.2019

Francë – Gazeta “Le Figaro”: Pompeo siguron Izraelin për mbështetjen amerikane.

Francë – E përditshmja “Le Parisien”: Çfarë pune bën ende Këshilli i Sigurimit të OKB-së?

Francë – Ditorja “Le Monde”: Tri reforma me rrezik të lartë në Francë gjatë tremujorit të parë të 2019-s.

Spanjë – Gazeta “El Pais”: Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Presidenti i ri i Brazilit, Jair Bolsonaro, demonstruan se kanë një aleancë të fuqishme gjatë ceremonisë së dorëzimit dhe marrjes së detyrës, e cila u bë skenë e ndryshimit të së djathtës ekstreme. Krahas kryeministrave të Izraelit dhe Hungarisë, si dhe sekretarit amerikan të Shtetit, në ceremoni morën pjesë qindra-mijëra persona.

Spanjë – Ditorja “El Mundo”: Jair Bolsonaro u bë president i Brazilit dhe premtoi se do të shpëtojë vendin nga kthetrat e korrupsionit dhe lojërat ideologjike. Qindra-mijëra persona u tubuan në rrugët e Brazilisë për të dëshmuar fitoren e së djathtës ekstreme në vend, pas 4 mandateve të njëpasnjëshme të fituara nga e majta.

Spanjë – Portali informativ “Hoy.es”: Në mesazhin e tij me rastin e Vitit të Ri 2019, Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, deklaroi se ky do të jetë një vit plot me shanse për të shënuar zhvillim dhe progres, ndërsa uroi më shumë barazi, integrim, reforma dhe drejtësi sociale.

Spanjë – Gazeta “El Pais”: Pavarësisht embargos së Bashkimit Evropian, Spanja vazhdon të modernizojë tanket e Venezuelës. Madridi zyrtar miratoi vendimin për rinovimin e tankeve të ushtrisë venezuelase për 20 milionë euro.

Gjermani – Uebfaqja “DW Turqisht”: Menjëherë pas vizitës së tij në Turqi gjatë muajit tetor 2018, ministri Federal i Gjermanisë për Çështjet Ekonomike dhe Energjinë, Peter Altmaier, ka përveshur mëngët për kapërcimin e problemeve ekzistuese dhe vlerësimin e shanseve të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Gjermani – Revista “Stern”: Turqia vijon përforcimet ushtarake në kufi me Sirinë.

Gjermani – Televizioni “ARD”: Një ksenofob ngau makinën qëllimisht mbi këmbësorët në qytetin Bottrop.

Rusi – E përditshmja “Izvestiya”: Arritëm të shohim përtej horizontit. Armët e reja ruse kapërcyen dimensionin kohë. 2018-a rezultoi viti i armës ruse. Sistemet e fshehta që mendohej të ishin legjenda, tashmë janë realitet.

Rusi – Agjencia e lajmeve “TASS”: Pavarësisht reagimeve të administratës amerikane, një delegacion nga NASA po përgatitet të vizitojë presidentin e Korporatës Shtetërore për Aktivitete Hapësinore të Rusisë (Roskosmos), Dmitry Rogozin.

Egjipt – Gazeta “Al-Ahram”: Trumpi zgjati në 4 muaj afatin e tërheqjes së trupave amerikane nga Siria.

Angli – E përditshmja panarabe “Asharq al-Awsat”: SHBA-ja paralajmëroi se do t’u kundërpërgjigjet aktiviteteve të Iranit në Siri.

Angli – Ditorja në pronësi palestineze “Al-Quds al-Arabi”: Gazeta “The Independent” tërhoqi vëmendjen se Mbretëria e Bashkuar i vazhdoi marrëveshjet e armëve me Arabinë Saudite edhe pas vrasjes mizore të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Shqipëri – Portali informativ “Tema Online”: Revoltohet Serbia: Shqipëria po anekson Kosovën, po na merr tokat tona. Po krijohet “Shqipëria e Madhe” nën sytë e gjithë botës.

Shqipëri – E përditshmja “Shekulli”: Kriminelët e papenduar të luftës gëzojnë vëmendje publike në Serbi. Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Shesheli, u shpall fajtor nga Gjykata e Hagës, megjithatë ai mbetet një deputet. Të shumtë janë edhe kriminelët e tjerë të luftës që vazhdojnë të luajnë role publike pavarësisht dënimeve të tyre.

Kosovë – Gazeta “Express”: “The Guardian” vuri në pah se Xhamia e Madhe në Prishtinë është një dhuratë e Turqisë që po ngre shqetësime.



Lajme të ngjashme