Shtypi botëror 01.03.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot e mërkurë, 1 mars 2017 nga mediat botërore.

682370
Shtypi botëror 01.03.2017

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” – “Canikli: Agjencitë e klasifikimit të kredive iu mbaruan plumbat kundër Turqisë”

Zv.kryeministri Nurettin Xhanikli (Nurettin Canikli) tha se Lira Turke (TL) është vlerësuar me 8% pas uljes së notës së Turqisë nga agjencia Fitch. “Për pikën e arritur mund të themi se agjencitë e klasifikimit i kanë harxhuar të gjithë plumbat ndaj Turqisë, nuk kanë se me çfarë ta qëllojnë më ekonominë turke”, shtoi ai. Xhanikli i bëri një vlerësim edhe sektorit bankar turk, ku përmendi deklaratën e Komisionit evropian (KE), i cili përmbajtjen rregulluese dhe mbikëqyrëse të sektorit bankar turk e ka vlerësuar të përshtatshme me kriteret e BE-së. Sektori bankar turk që nga viti 2008 e deri në ditët e sotme ka ardhur pa pësuar ndonjë rrënim”, shtoi Xhanikli, cituar nga “Sputnik”.

***

Portali “AB Haber” me seli në Bruksel – “Kryeministri i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Ëzgyrgyn: Nuk e shikoj të dobishme vazhdimin e negociatave me mentalitetin e qipriotëve grekë”

Kryeministri i Republikës Turke të Qipros të Veriut (RTQV), Hysejin Ëzgyrgyn (Hüseyin Özgürgün) tha se grekët e Qipros nuk do ta anulojnë vendimin për festimin e plebishitit për ENOSIS-in (bashkimin e Qipros me Greqinë), dhe se nuk e shikon të dobishme vazhdimin e bisedimeve me këtë mentalitet, ku Enosis-i është rrënjosur deri në indet e tyre. “Tani kemi nga ata që janë zhgënjyer. Ata që ëndërruan u zhgënjyen. Ndërsa ata si ne, që i kanë parë të vërtetat që në fillim, nuk ndjehen të zhgënjyer. Pasi ne i kemi parë dhe thënë gjithmonë të vërtetat”, tha kryeministri turk i Qipros. Në këtë pikë është e pamundur vazhdimi i bisedimeve mbi një bazë logjike. “Populli turk i Qipros ka dalë kundër ENOSIS-it, kundër bashkimit të Qipros me Greqinë dhe ka luftuar për të mos qenë pakicë në ishull”, shtoi ai.

***

Portali i lajmeve “Turkishny” me seli në ShBA – “Profesor Mehmet Toner është zgjedhur në Akademinë Kombëtare të Shkencave Inxhinierike të Amerikës (NAE)”

Prof. Dr. Mehmet Toner i vazhdon punimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në fushat e nanoteknologjisë, inxhinierisë së indeve dhe mbrojtjes biologjike. Profesor Toner është zgjedhur anëtar i Akademisë Kombëtare të Shkencave Inxhinierike të Amerikës (NAE), një nga institucionet më prestigjioze dhe profesionale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA). Me punimet e tij profesori turk ka çarë hulli të reja në fushën e shkencave dhe teknologjisë mjekësore. Njëherësh Prof. Toner është nderuar edhe me anëtarësi në Akademinë Kombëtare të Shpikësve të Amerikës.  

***

Televizioni “Al Jazeera” me seli në Katar – “Rritje në numrin e turistëve rusë që do të vijnë në Turqi”

Numri i turistëve rusë që kanë ardhur në Turqi në muajin janar 2017 është rritur me 81,5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit numri i turistëve rusë ishte ulur në mënyrë graduale nën efektin e krizës së avionit në nëntor 2015. Kurse në janar 2017 Turqinë e vizituan 40 mijë e 124 turistë rusë. Me ndikimin edhe të krizës së avionit, numri i vizitorëve të ardhur nga Rusia në vitin 2016 mbeti në nivelin e 866 mijë e 256 vetëve, duke pësuar një rënie prej 76,26%. Në vitin 2014 numri i vizitorëve nga Rusia kishte qenë 4,48 milionë, në vitin 2015 ishte në nivelin e 3,65 milionë.



Lajme të ngjashme