Shtypi botëror 14.12.2016

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot e mërkurë, 14 dhjetor 2016 nga mediat botërore.

630269
Shtypi botëror 14.12.2016

Agjencia gjermane e lajmeve, “DPA” – “Dialogu Bashkimi Evropian-Turqi do të qëndrojë i hapur”

Bashkimi Evropian (BE) për herë të parë është duke hedhur hapa konkretë në lidhje me Turqinë, që nga tentativa për grusht shteti e Organizatës Terroriste Gyleniste – Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) në 15 korrik. Në fund të bisedimeve dhe vlerësimeve që vendet anëtare të Unionit bënë në takimin e të martës në Bruksel, nuk u respektuan rekomandimet e Austrisë dhe të Parlamentit Evropian për ngrirjen e negociatave të anëtarësimit me Turqinë. Kështu Bashkimi Evropian në ministerialin e Brukselit vendosi për vazhdimin e dialogut me Ankaranë.

***

Ditorja indiane “Jansatta” – “Armët që merr nga Perëndimi PKK-ja i përdor kundër Turqisë dhe jo kundër DAESH-it”

Vendet perëndimore organizatën terroriste PKK/PYD e furnizojë me armë për të luftuar kundër një organizate tjetër terroriste, DAESH. Vetëm se PKK këto armë nuk i përdor kundër DAESH-it, nga e cila Evropa ka frikë, por i përdor kundër Turqisë. Organizata aktivitetin e saj terrorist e kryen vetëm në territorin e Turqisë. Fuqitë (perëndimore), që i inkurajojnë këta të luftojnë kundër DAESH-it, u shpërndajnë armë edhe grupeve të tjera terroriste. Kështu del në dritë edhe politika hipokrite e Perëndimit. Në fakt, ajo që duhet pasur parasysh këtu janë lëvizjet e dyshimta të vendeve që janë vazhdimisht duke e përsëritur se po luftojnë kundër terrorizmit. Nga njëra anë ju do të jeni të shqetësuar në lidhje me terroristët, kurse nga ana tjetër aksidentalisht ju do ti financoni, furnizoni ata me armë dhe u dërgoni ndihma ushtarake. Nëse ka terrorizëm në botë që e ka humbur logjikën, kjo mund të jetë vetëm për një shkak; sjelljet me dy ose tre-fytyra. Shembulli më i freskët i kësaj u pa shumë qartë në sulmin terrorist në Stamboll.

***

Gazeta azere “Yeni Müsava” – “Organizata separatiste ushqehet nga jashtë”

Gjatë 35 viteve të fundit më shumë se 35 mijë civilë dhe punonjës të sigurisë në Turqi kanë qenë viktima të organizatës terroriste PKK. Turqia ka vite që po lufton me këtë organizatë. Pas PKK, qëndrojnë vendet që nuk duan zhvillimin e Turqisë dhe që i shesin armë kësaj organizate. Këtë nuk mund ta mohojë askush. Asnjë grup terrorist nuk mund të kryejë akte terroriste pa pasur mbështetje logjistike dhe armë. Megjithëse PKK ka provuar ta rrisë numrin e terroristëve duke rrëmbyer me forcë në mal çdo vit të rinjtë adoleshentë, pjesëmarrja vitin e kaluar ka qenë shumë e ulët. Mirëpo ku i gjen organizata kaq shumë lëndë eksplozive, kaq shumë armë, raketa, mjete moderne për komunikim, ushqim për terroristët që jetojnë nëpër shpella, dhe nga vjen gjithë ky municion? Qëllimi kryesor i vendeve që i ofrojnë PKK të gjitha llojet e mbështetjes, është copëtimi i Turqisë, një Turqi e zvogëluar, e dobësuar. Por ata këtë nuk e shprehin hapur.  

***

E përditshmja franceze “Liberation” – “Interesimi i Donald Trumpit për Turqinë”

Po të lëmë mënjanë deklaratat në lidhje me myslimanët, që ka bërë presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili detyrën do ta marrë në janar, duket se Turqia do të jetë një partner i fuqishëm tregtar dhe strategjik i Amerikës. Në një intervistë për portalin amerikan online të lajmeve “Breibart News”, Donald Trump vuri theksin në joshjen e Stambollit, duke thënë se ky metropol ofron mundësi të shumta në sektorin e pasurive të patundshme. Në lagjen Shishli (Şişli) të Stambollit (pjesa evropiane) në vitin 2012 janë ndërtuar dy kulla “Trump Tower”, njëra me 37 kate dhe tjetra me 39 kate. Trump nuk e ka fshehur asnjëherë që Turqia është një vend, ku investimi është shumë fitimprurës. Ai ka bërë investime në Stamboll dhe Izmir. Mesazhet në mbështetje të Turqisë presidenti i ri amerikan i dha edhe pas tentativës së grushtit të shtetit më 15 korrik. Edhe Erdoan e kishte uruar Trumpin për fitoren në presidencialet e 8 nëntorit”.



Lajme të ngjashme