Shtypi botëror 16.11.2016

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot e mërkurë, 16 nëntor 2016 nga mediat botërore.

611785
Shtypi botëror 16.11.2016

Agjencia britanike e lajmeve “Reuters”: “Turqia optimiste për marrëdhëniet me ShBA në administratën Trump”

Zgjedhja e Donald Trump president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë jehonë në median sociale në Turqi. Me miliona turq janë të mendimit se triumfi i Trumpit i ka dhënë një mësim të mirë Uashingtonit, i cili kohët e fundit ka vepruar në kundërshtim me interesat e aleates së tij, Turqisë. Ndjenjat antiamerikane në Turqi, aleatja strategjike e Amerikës dhe një nga partnerët me rëndësi kyçe të NATO-s në luftën kundër DAESH-it në Siri dhe Irak, janë shtuar në masë të konsiderueshme sidomos pas tentativës së dështuar të puçit ushtarak në korrik. Tani turqit janë optimist për Trump, se ky do të njekë një rrugë në drejtim të ekstradimit të kreut të organizatës terroriste FETO, autorja e tentativës së grushtit të shtetit, dhe një rrugë të afërt me qasjen e Turqisë në Siri dhe Irak.

***

Agjencia zyrtare ruse e lajmeve “Ria Novosti”: “Protestat kundër Trumpit në ShBA janë antidemokratike”

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) i ka cilësuar si të papranueshme përpjekjet për të protestuar zgjedhjen e Donald Trump president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke shkaktuar trazira në rrugë. “Në Amerikë u mbajtën zgjedhjet presidenciale, të cilat u fituan nga Trump. Urime. Ne i telefonuam dhe e përgëzuam atë. Populli amerikan e dha vendimin për të ardhmen e tij. Është e papranueshme të anashkalosh rezultatin e zgjedhjeve duke shkaktuar trazira në rrugë dhe kjo është një tentativë anti-demokratike”, ka thënë shefi i qeverisë së Ankarasë

***

Ditorja austriake “Die Presse”: “BE ka nevojë për marrëveshjen e refugjatëve që ka bërë me Turqinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki shpreson që marrëveshja e arritur ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ankarasë për refugjatët të vazhdojë të zbatohet për një kohë më të gjatë. Evropa duhet të ndryshojnë qëndrim në kërkesën e saj drejtuar Turqisë për të ndryshuar ligjin e antiterrorizmit, ndërkohë që marrëveshja nuk ka arritur ende në pikën e anulimit pavarësisht imponimit të Brukseli për pezullimin e bisedimeve për anëtarësim dhe reagimit të ashpër të Ankarasë. Ashtu siç ka nevojë Turqia për aleatë, edhe Bashkimi Evropian në përgjithësi dhe Gjermania në veçanti kanë nevojë për këtë marrëveshje (të refugjatëve), theksoi Poposki duke shtuar se asnjë politikan nuk e ka luksin të lejojë ardhjen e një numri të madh refugjatësh si në vitet e kaluara, aq më tepër politikanët e Gjermanisë, ku në vitin 2017 do të mbahen zgjedhjet legjislative. Unë mendoj se asnjëri prej tyre nuk dëshiron që ta anulojë seriozisht marrëveshjen BE-Turqi, nënvizoi shefi i diplomacisë maqedonase.

***

Portali informativ italian “ANSAmed”: “Marrëdhëniet Turqi-Rusi po fuqizohen gjithnjë e më shumë

Vazhdon procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Rusisë, pas fundit të krizës rreth njëvjeçare për shkak të rrëzimit nëntorin e kaluar të një avioni luftarak rus në kufirin me Sirinë. Javën e parë të dhjetorit Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) do të takohet në Moskë me homologun e tij rus, Medvedev. Në takim do të bisedohet për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ku një vend të veçantë do të zërë çështja e turizmit. Një çështje tjetër në tavolinë do të jetë edhe situata në Siri. Gjatë vizitës në Rusi, Jëlldërëm do të shoqërohet nga një delegacion i madh biznesmenësh. Kjo vizitë do ti shërbejë edhe mundësisë së mbajtjes së një takimi të ri në janar ndërmjet Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Presidentit rus Vladimir Putin, të cilët muajin e kaluar morën pjesë në një ceremoni organizuar në Stamboll për nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e gazsjellësit strategjik “Rrjedha Turke”.



Lajme të ngjashme