Shtypi botëror 13.07.2016

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot nga mediat botërore.

Shtypi botëror 13.07.2016

Portali i medias ruse “Sputnik”: Turqia dënon PE-në për PKK-në

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka dënuar Parlamentin Evropian (PE) për shkak se ka lejuar hapjen në ambientet e parlamentit të një ekspozite me fotografi të pjesëtarëve të PKK-së. Përmes një komunikate me shkrim Ministria e Jashtme turke thotë se edhe DAESH-i, edhe PKK-ja janë organizata terroriste. Të preferosh një organizatë terroriste ndaj një organizate tjetër terroriste është mungesë respekti ndaj kujtimit të të gjitha viktimave të terrorizmit. Standardet e tilla të dyfishta e dëmtojnë seriozisht imazhin e Bashkimit Evropian”.

***

Rrjeti mediatik gjerman “Deutsche Welle” (DW): “Deklarata e Merkelit për Incirlik”

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë deklarata të qarta lidhur me mos-lejimin nga ana e Turqisë të deputetëve gjermanë të vizitonin kontigjentin gjerman në bazën ajrore Incirlik të Turqisë. “Ne jemi një ushtri parlamentare. Kjo do të thotë që anëtarët e Parlamentit Federal të Gjermanisë (Bundestag) duhet të kenë mundësi të vizitojnë edhe ushtarët me misione jashtë Gjermanisë”.

***

Portali i lajmeve “Turkishny” në Amerikë: “Turqit mesketianë do të marrin shtetësinë turke”

Portali amerikan citon Ministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë, Efkan Ala, të ketë thënë se “nënshtetësinë turke do ta marrin edhe turqit mesketianë që jetojnë në Turqi”. Lajmi është pritur me një entuziazëm të madh nga turqit mesketianë që janë vendosur në provincën Erzinxhan (Erzincan) të Turqisë. Turqit mesketianë u sollën nga Ukraina me direktivë të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe u sistemuan nga shteti turk në nënprefekturën Yzymly (Üzümlü) të Erzinxhanit. Një pjesë e këtyre banorëve pas deklaratës së ministrit të Brendshëm turk, Efkan Ala se turqit mesketianë që jetojnë në Turqi do të marrin nënshtetësinë turke, u mblodhën në sheshet e vendbanimeve ku jetojnë me flamurin turk në dorë dhe brohoritën “Rroftë Turqia” duke valëvitur flamurin turk nën shoqërimin e këngës “Turqia ime”.

***

Gazeta greke “Fileleftheros”:Ankara-ja: marrëdhëniet me Kajron duhet të normalizohen me kusht”

Gazeta citon zëdhënësin e Qeverisë Turke, Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmus) të ketë thënë se Ankaraja është për normalizimin e marrëdhënieve me Egjiptin, por kushti i kësaj është që regjimi egjiptian duhet të “rishikojë qëndrimin ndaj grushtit të shtetit në vend”. “Populli turk dhe egjiptian janë popuj vëllezër. Ne nuk do të armiqësohemi kurrë me popullin e Egjiptit apo nuk do të mbajnë asnjëherë qëndrim të ftohtë ndaj këtij populli. Në Egjipt ne kemi mbështetur parimin e demokracisë”, u shpreh ministri turk.



Lajme të ngjashme