Shtypi botëror 06.01.2016

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat botërore këtë javë (29.12.2015 - 04.01.2016).

Shtypi botëror 06.01.2016

Gazeta angleze “The Times” në një shkrim të saj ka reaguar ndaj lajmeve sikur Presidenti i Turqisë Erdogan Erdogankishte përdorur si shembull Gjermaninë Naziste për sistemin (presidencial) që do të ndërtojë në vendin e tij. Erdogan sqaroi se një opinion i tillë ishte shkëputur (me keqdashje) nga konteksti i deklaratave që ai kishte bërë për gazetarët në lidhje me çështjen në fjalë. Një zyrtar i Presidencës turke në deklaratën që bëri lidhur me keqkuptimin tha: “As që bëhet fjalë për një krahasim të tillë. Është e papranueshme që shprehjet e Zotit President, i cili deklaron që Holokausti dhe antisemitizmi ashtu si edhe islamofobia janë krime kundër njerëzimit, ti paraqesësh si një atribut pozitiv ndaj Gjermanisë naziste”.

izrael-turqiGazeta izraelite “Haaretz” citon Presidentin Erdogan të ketë thënë se Turqia dhe Izraeli duhet ta pranojnë që kanë nevojë për njëri-tjetrin. Në bashkëbisedimin që pati me gazetarët në avion gjatë kthimit nga vizita në Arabinë Saudite Erdogan tha: “Izraeli ka nevojë për një vend si Turqia në rajon. Edhe ne duhet ta pranojmë që kemi nevojë në rajon për një vend si Izraeli. Ky është një realitet rajonal”. Presidenti turk vijoi duke thënë se në qoftë se si Izraeli, ashtu edhe Turqia ndërmarrin reciprokisht dhe me sinqeritet masat e nevojshme atëherë “në mënyrë të natyrshme do të vijë edhe normalizimi (i marrëdhënieve)”.

Agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo” në një lajm të saj shkruan se Mbreti arabosaudit Selmanmbreti Selman dhe Erdogan dhe Presidenti i Turqisë Erdogan në takimin që patën në Riad kanë konfirmuar krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik me qëllim thellimin e bashkëpunimit në fushat e mbrojtjes, ekonomisë dhe energjisë. Të dy liderët kërkuan me forcë tërheqjen e regjimit të Esadit nga detyra në Siri dhe ranë dakord për të mbështetur grupin e përbashkët të opozitarëve për negociata në Konferencën e Paqes që do të përsëritet në janar për Sirinë.

Agjencia ruse e lajmeve “Rosbalt” në një lajm të saj citon Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Aleksey Ulyukayev, i cili në një reportazh për televizionin “Russia 24” e ka pranuar që biznesi rus në përgjithësi dhe industria e turizmit në veçanti janë të varura nga Turqia. –“Ka shumë fusha tek të cilat ne jemi shumë të varur nga Turqia, siç është për shembull industria e turizmit. Edhe kufizimet në këto fusha janë më të dukshme”, ka thënë Ulyukayev, duke shtuar se disa prodhime që importohen nga Turqia zënë një vend të gjerë në vitrinat e tregut rus. Ministri Ulyukayev premtoi për llogaritjen brenda një kohe të shkurtër të humbjeve që i kanë shkaktuar ekonomisë së Rusisë sanksionet që zbaton Moska ndaj Ankarasë.

Agjencia iraniane e lajmeve “IRNA” në një lajm të saj citon Zv/kryeministrin dhe Zëdhënësin e Qeverisë turke, numan kurtulmusNuman Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) të ketë thënë se “Ankaraja i fton Arabinë Saudite dhe Iranin të veprojnë me gjykim të shëndoshë dhe të dalin sa më parë nga këto marrëdhënie të tensionuara”. Irani me Arabinë Saudite janë dy vende të mëdha dhe të rëndësishme të botës islame, vuri në dukje Kurtullmush dhe vijoi: “Rajonit nuk i ka mbetur më takat (fuqi) të bartë tensione më të mëdha. Ne si një vend mik me të dyja këto vende duam nga të dyja palët që të veprojnë me maturi. Sepse një qëndrim reciprok armiqësor i mundshëm që do të mbanin Arabia Saudite dhe Irani ndaj njëri-tjetrit do të jetë i dëmshëm edhe për të dy vendet, edhe për rajonin”.


Fjalët Kyçe: shtypi botëror , IRNA , Rosbalt , Kyodo

Lajme të ngjashme