Shtypi botëror 27.01.2016

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat botërore këtë javë.

425131
Shtypi botëror 27.01.2016

Gazeta austriake “Die Presse" ka botuar një artikull të shkruar nga Ambasadori i Turisë në Vjenë, Hasan Gëysh (Hasan Göğüş). Sipas artikullit në fjalë Turqia i ka mobilizuar të gjitha mundësitë që disponon për të menaxhuar dyndjen e refugjatëve, një dyndje që vazhdon që prej 5 vjetësh, pa lejuar viktimizimin e 2,5 milionë mysafirëve që mirëpret në tokat e saj. Siç e është shprehur edhe Komisari i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi në lidhje me këtë çështje, Turqia po bëhet një vend shembull për botën. Në kuadër të kësaj Turqia nga njëra anë vazhdon të zbatojë politikën e saj të dyerve të hapura pa bërë asnjë dallim ndaj njerëzve që largohen nga atdheu i tyre për të shpëtuar kokën, kurse nga ana tjetër Ankaraja ka filluar të zbatojë regjimin e vizave për sirianët që mbërrijnë në Turqi nga vendet e treta, dhe këtë e bën në kuadër të hapave të orientuar në drejtim të parandalimit të dyndjes së emigranteve që duan të mbërrijnë në Evropë. Si rezultat i kësaj në javën e parë të janarit në Turqi kanë hyrë nga vendet e treta 41 mijë e 781 shtetas të Sirisë, kurse me fillimin e praktikës së re (regjimit të vizave) në datat 08-18 janar 2016 kjo shifër është pakësuar në mënyrë dramatike dhe ka rënë në 1 mijë e 155.

-*-*--*-*-*-*-*-*-*-

Gazeta amerikane “The Wall Street Journal" boton një reportazh të realizuar të dielën me Drejtorin e Përgjithshëm të Linjave Ajrore Turke (THY), Temel Kotil, i cili ka thënë se kompania që drejton objektivin për rritjen në vëllimin e trafikut të fluturimit vazhdon ta ruajë në nivelin e 21%. Cituar nga gazeta amerikane Kotil ka thënë gjithashtu se këtë vit THY (Turkish Airlines) destinacioneve që ka momentalisht do t'u shtojë edhe 8 fluturime të tjera ndërkombëtare.

-*-*--*-*-*-*-*-*-*-

Gazeta tjetër amerikane “Defense News" shkruan se Kompania e Industrisë Turke të Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAŞ/TAI), e cila do të jetë edhe prodhuesja e avionit të parë kombëtar luftarak të Turqisë, planifikon që në gjysmën e parë të vitit 2016 të nënshkruajë edhe kontratën për dizenjimin e mjetit ajror. Për momentin kompania me Nënsekretarinë e Industrisë së Mbrojtjes, institucioni që do ti blejë avionët në fjalë, vazhdon bisedimet për fazën e dizenjimit të projektit të emërtuar si TF-X. Para pak kohës TAI alternativat e dizenjimit i kishte reduktuar në 3, nga të cilat njëri do të zgjidhet nga Forcat Ajrore Turke, të cilat do të jenë edhe përdoruesi i fundit. Lista e shkurtër me tre alternativa për dizenjimin e avionit bart veçoritë e modeleve me motor tek dhe çift. Turqia synon që avionin e parë të saj kombëtar luftarak TF-X ta ketë gati për fluturim deri në vitin 2023, që është edhe 100-vjetori i themelimit të Republikës së Turqisë. Turqit në lidhje me veçorinë që duhet të ketë avioni i ri që do të zhvillojnë e prodhojnë vet për të mos u kapur nga radari besojnë se rëndësi shumë të madhe ka teknologjia e motorit që do të zgjidhet për të bartur këtë veçori të kërkuar dhe të dëshiruar prej tyre.


Lajme të ngjashme