Stephen Curry udhëhoqi Warriors-at drejt fitores përballë Grizzlies

Superylli Stephen Curry udhëhoqi Warriors-at drejt fitores me 32 pikë, ndërsa Andrew Wiggins kontribuoi me 17 pikë dhe 11 kërcime në Chase Center në San-Francisko.

1825031
Stephen Curry udhëhoqi Warriors-at drejt fitores përballë Grizzlies

Golden State Warriors të martën ka mposhtur Memphis Grizzlies me rezultat 101-98 për epërsinë 3-1 në gjysmëfinalet e Konferencës Perëndimore të NBA-së.

Superylli Stephen Curry udhëhoqi Warriors-at drejt fitores me 32 pikë, ndërsa Andrew Wiggins kontribuoi me 17 pikë dhe 11 kërcime në Chase Center në San-Francisko.

Jaren Jackson Jr. shënoi 21 pikë dhe Steven Adams pati 15 kërcime, por të dy nuk mundën të parandalonin humbjen e Grizzlies.

- Trajneri i Suns, Monty Williams fiton çmimin "Trajneri i Vitit"

Me 458 pikë, trajneri i Phoenix Suns, Monty Williams, është shpallur trajneri i vitit 2021-22 në NBA.

Trajneri i Memphis Grizzlies, Taylor Jenkins u rendit i dyti me 270 pikë dhe Erik Spoelstra i Miami Heat i treti me 72 pikë.

Williams udhëhoqi Phoenix me rekordin prej fitoresh-humbjesh 64-18 në sezonin e rregullt.

- Rezultatet e NBA-së:

Milwaukee Bucks-Boston Celtics: 108-116

Golden State Warriors-Memphis Grizzlies: 101-98 (Anadolu Agency - AA)

 



Lajme të ngjashme