Jurgen Klopp zgjat kontratën me Liverpulin deri në vitin 2026

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp, ka nënshkruar një kontratë të re që do ta mbajë atë të lidhur me Liverpulin deri në vitin 2026, njoftoi klubi britanik.

1820669
Jurgen Klopp zgjat kontratën me Liverpulin deri në vitin 2026

“Ne do të qëndrojmë për 2 vite të tjera. Pra, do të bëjmë edhe 4 vjet të tjera që tani. Ua, kjo është një kohë e gjatë në futboll”, tha Klopp, marrëveshja e fundit e të cilit skadonte në vitin 2024, pas nënshkrimit të kontratës.

“Ka kaq shumë fjalë që mund t'i përdor për të përshkruar se si ndihem për këtë lajm... i lumtur, i përulur, i bekuar, i privilegjuar dhe i emocionuar do të ishte vetëm një fillim”, shtoi ai.

Drejtuesit e “Të Kuqve” thanë gjithashtu se ndihmëstrajnerët Pepijn Lijnders dhe Peter Krawietz gjithashtu i janë bashkuar Kloppit falë marrëveshjeve të reja me klubin.

Trajneri me përvojë, i cili punon për Liverpulin që nga viti 2015, ka fituar me gjigantin anglez Ligën e Kampioneve, Superkupën, Premierligën dhe Kupën e Botës për Klube.

Liverpuli mban aktualisht vendin e dytë në renditjen e Premierligës me 79 pikë, një më pak sesa Mançester Siti.

Klubi anglez fitoi të mërkurën me rezultatin 2-0 ndaj Vijarealit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, në Stadiumin “Anfield”.



Lajme të ngjashme