Australia anulon vizën e Novak Gjokoviç
Në Australi, gjykata, e cila diskutoi aplikimin e sportistit, Novak Gjokoviç, i cili aplikoi sërish në gjykatë për anulimin e vendimit pasi viza e tij ishte anuluar nga qeveria australiane për herë të dytë, e hodhi poshtë apelimin e tenisit serb.
Në Australi, gjykata, e cila diskutoi aplikimin e numrit një në botë të tenisit për meshkuj, Novak Gjokoviç, i cili aplikoi sërish në gjykatë për anulimin e vendimit pasi viza e tij ishte anuluar nga qeveria australiane për herë të dytë, e hodhi poshtë apelimin e tenisit serb.
Në çështjen, e shqyrtuar në Gjykatën Federale Australiane në Melburn, gjykata e përbërë nga 3 gjyqtarë, të cilët nuk pranuan mbrojtjen e avokatëve të Gjokoviçit, miratoi vendimin për anulimin e vizës duke justifikuar vendimin e ministrit australian të emigracionit Alex Hawke duke përdorur kompetencat e tij.
Sipas kësaj tenisti serb Novak Gjokoviç humbi shansin për të luajtur në Australian Open pasi gjykata australiane hodhi poshtë ankesën e tij kundër urdhrit të dëbimit
Më 4 janar, Gjokoviç tha se kishte marrë një përjashtim mjekësor nga vaksinimi për koronavirusin, por pas mbërritjes së tij, Forca Kufitare Australiane ia anuloi vizën për mospërmbushjen e kërkesës së hyrjes për COVID-19.
Pasi u dërgua në një hotel të imigracionit në Melburn, gjykata federale urdhëroi lirimin e tij.
Australia kërkon nga të gjithë lojtarët që të vaksinohen plotësisht kundër COVID-19 për të marrë pjesë në turneun e parë të madh të tenisit të këtij viti.