Futboll – Besiktasi triumfon në finalen e Superkupës së Turqisë

Besiktasi u shpall kampion i Superkupës “Turkcell” të Turqisë duke fituar përballë Antalyasporit me rezultatin 4-2 pas goditjeve të penalltive në ndeshjen finale, 120 minutat e së cilës përfunduan në barazim 1-1.

1757949
Futboll – Besiktasi triumfon në finalen e Superkupës së Turqisë

Të dy golat e shënuar në kohën e rregullt erdhën nga kapiteni 38-vjeçar i Besiktasit, Atiba Hutchinson. Mesfushori kanadez me eksperiencë tundi rrjetën kundërshtare në minutën e 33-të, por fatkeqësisht edhe të skuadrës së tij në minutën e 74-t.

Fatin e ndeshjes që u luajt në Stadiumin “Ahmad Bin Ali” me kapacitet 40.740 spektatorë, në kryeqytetin Doha të Katarit, e përcaktuan 11-metërshat, pasi koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën në barazim 1-1.

Për Besiktasin shënuan nga pika e bardhë Alex Teixeira, Michy Batshuayi, Atiba Hutchinson dhe Domagoj Vida.

Golat me penallti për Antalyasporin erdhën nga Guray Vural dhe Hakan Ozmert, ndërsa Floranus goditi traversën dhe Mustafa Erdilman nuk arriti dot të mposhtë portierin e Besiktasit, Ersin Destanoglu.

Kështu, Besiktasi fitoi Superkupën “Turkcell” të Turqisë duke e mposhtur kundërshtarin 4-2 falë penalltive.

Në sezonin 2020-2021, klubi bardhezi arriti të çojë në muze për herë të parë në histori të tre trofetë kombëtarë: Superligën, Kupën dhe Superkupën e Turqisë.



Lajme të ngjashme