Superkupa e Turqisë – Katari gati për finalen Besiktas-Antalyaspor

Të mërkurën (5 janar 2022) do të luhet në Katar ndeshja finale e Superkupës “Turkcell” të Turqisë.

1756965
Superkupa e Turqisë – Katari gati për finalen Besiktas-Antalyaspor

Ndeshja finale e Superkupës “Turkcell” të Turqisë do të luhet ndërmjet Besiktasit kampion në fuqi i superligës turke dhe Antalyasporit finalist i Kupës “Ziraat” të Turqisë në sezonin 2020-2021.

Takimi do të fillojë në orën 20:45 me kohën turke në Stadiumin “Ahmad Bin Ali” me kapacitet 40.740 spektatorë, në kryeqytetin Doha të Katarit.

Besiktasi, i cili e ka fituar Superkupën e Turqisë për herë të fundit në vitin 2006, do të luftojë për t'i dhënë fund përmallimit 16-vjeçar; ndërsa Antalyaspori do të zbresë në fushën e gjelbër në kërkim të fitores së parë.

Arbitër kryesor i ndeshjes do të jetë Halil Umut Meler nga Federata Turke e Futbollit (TFF).



Lajme të ngjashme