Premierliga angleze - Disa ndeshje shtyhen për shkak të COVID-19

Për shkak të variantit Omicron që po përhapet me shpejtësi në klubet e futbollit, shumë ndeshje janë shtyrë për një datë tjetër.

1752367
Premierliga angleze - Disa ndeshje shtyhen për shkak të COVID-19

Ndeshja midis Burnley dhe Everton në Premier Ligën Angleze është shtyrë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Për shkak të variantit Omicron që po përhapet me shpejtësi në klubet e futbollit, shumë ndeshje janë shtyrë për një datë tjetër.

Sipas njoftimit, pas kërkesës së Evertonit, ku për shkak të testeve pozitive dhe lëndimeve të tepërta, është shtyrë ndeshja me Burnley.

Ndeshja Burnley-Everton që planifikohej të luhet më 26 dhjetor, të dielën, do të zhvillohet në një datë tjetër.

Më parë ndeshjet Liverpool-Leeds United dhe Wolverhampton Wanderers-Watford ishin shtyrë për shkak të rasteve me COVID-19 në klubet në fjalë.(Anadolu Agency - AA)



Lajme të ngjashme