Basketboll – Anadolu Efes siguron fitoren e tretë në Evropë

Në javën 9. të Ligës Evropiane “Turkish Airlines” të Basketbollit, turqit e Anadolu Efes mposhtën në fushën kundërshtare gjermanët e Alba Berlin me rezultatin 90-63.

1733237
Basketboll – Anadolu Efes siguron fitoren e tretë në Evropë

Alba Berlin kaloi në avantazh 21-20 në çerekun e parë të ndeshjes së luajtur në sallën multidisiplinore të sporteve “Mercedes-Benz Arena” të Berlinit.

Por në çerekun e dytë, Anadolu Efes dominoi në sulm me një lojë shumë efektive dhe hyri në dhomat e zhveshjes me avantazhin 51-35.

Skuadra turke luajti me ritme të larta edhe në çerekun e tretë, i cili u mbyll me rezultatin 70-47. Në çerekun e fundit asaj iu desh vetëm të mbante në dorë kontrollin e lojës, gjë të cilën e menaxhoi mjaft mirë duke e çuar rezultatin përfundimtar në shifrat 90-63.

Kështu, Anadolu Efes arriti fitoren e tretë në Ligën Evropiane “Turkish Airlines” të Basketbollit.

Shënuesit më të mirë të ndeshjes rezultuan Vasilije Micic i skuadrës turke me 19 pikë dhe Oscar da Silva i ekipit gjerman me 13 pikë.



Lajme të ngjashme