Futboll – Turqia vijon përgatitjet për 2 ndeshjet e fundit të fazës eliminatore për Botërorin 2022

Kombëtare turke e futbollit vazhdon përgatitjet e saj për ndeshjet që do të luajë kundër Gjibraltarit dhe Malit të Zi, në Grupin G të Eliminatoreve Evropiane për Kupën e Botës FIFA 2022, e cila do të organizohet në Katar.

1731849
Futboll – Turqia vijon përgatitjet për 2 ndeshjet e fundit të fazës eliminatore për Botërorin 2022

Skuadra e gjysmëhënës dhe yllit zhvilloi stërvitjen e parë të ditës në sallë, ndërsa më pas zbriti në fushën e blertë.

Turqia do të luajë 2 ndeshjet e fundit në Grupin G të Eliminatoreve Evropiane për Botërorin 2022.

Më 13 nëntor, ditë e shtunë, ekipi kuqebardh do të presë Gjibraltarin në Stamboll, kurse të martën e 16 nëntorit do të përballet me Malin e Zi në fushën e këtij të fundit.

Të dyja sfidat do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin “TRT 1”.



Lajme të ngjashme