Turqia mban gjallë shpresën e kualifikimit në Kupën e Botës duke fituar 2-1 kundër Letonisë

Turqia arriti të mbajë gjallë shpresën e saj për të marrë pjesë në Kupën e Botës – Katar 2022 duke siguruar të hënën një fitore dramatike 2-1 ndaj Letonisë në fazën kualifikuese.

1718327
Turqia mban gjallë shpresën e kualifikimit në Kupën e Botës duke fituar 2-1 kundër Letonisë

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola në stadiumin “Daugava” të Rigës, kryeqytet i Letonisë.

Kombëtarja vendase kaloi në avantazh falë autogolit të Merih Demiral në minutën e 70-të.

Vizitorët u përgjigjën shpejt pesë minuta më vonë, kur Serdar Dursun shënoi me kokë falë një asistimi nga Cengiz Under.

Turqia krijoi edhe disa raste të tjera mjaft të mira për të shënuar dhe më në fund, në kohën shtesë, ajo siguroi një penallti pas kontrollit të gjyqtarit të VAR-it.

Burak Yilmaz e shndërroi penalltinë në gol duke e udhëhequr kombëtaren turke në një rikthim të mrekullueshëm në Letoni.

Turqia i çoi pikët e saj në 15 dhe ende ka një shans për t'u kualifikuar në finalet e Kupës së Botës - FIFA 2022, në Katar, me dy ndeshje të mbetura në fazën kualifikuese.

Holanda kryeson Grupin G me 19 pikë të grumbulluara. Ajo arriti një fitore të lehtë 6-0 ndaj Gjibraltarit në shtëpi.

Norvegjia mposhti Malin e Zi 2-0 dhe tani renditet në vendin e dytë me 17 pikë.

Mali i Zi ka 11 dhe Letonia 5 pikë.

Gjibraltari është në fund të Grupit G pa asnjë pikë.



Lajme të ngjashme