Franca mposht Spanjën dhe fiton Ligën e Kombeve UEFA

Franca u shpall kampione e Ligës së Kombeve UEFA duke gjunjëzuar Spanjën me rezultatin 2-1.

1717657
Franca mposht Spanjën dhe fiton Ligën e Kombeve UEFA

Spanja dhe Franca u përballën të dielën me njëra-tjetrën në finalen e Ligës së Kombeve UEFA, e cila u luajt në Itali.

Arbitër i takimit në stadiumin “Giuseppe Meazza” të Milanos ishte britaniku Anthony Tylor.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura edhe pse të dyja skuadrat krijuan shanse të shumta.

Në minutën e 63-të të ndeshjes, goditja e Theo Hernandez u kthye në fushë e lojës nga traversa e portës spanjolle.

Menjëherë pas këtij sulmi të rrezikshëm të Francës, ishte Spanja ajo që e shfrytëzoi më mirë shansin duke kaluar në avantazh.

Mikel Oyarzabal ndoqi mjaft bukur një aksion me kundërsulm duke i dhuruar ekipit të tij epërsinë 1-0 me gjakftohtësi, në minutën e 64-t.

Kombëtarja franceze, megjithatë, e kapërceu shpejt tronditjen e golit që pësoi në portën e saj.

Karim Benzema u asistua nga Kylian Mbappe jashtë zonës së rreptësisë së kundërshtarit dhe shënoi një gol madhështor duke me një goditje fantastike nga krahu i majtë.

Në këtë mënyrë, rezultati u barazua në 1-1 në minutën e 66-të.

Por francezët nuk e kishin thënë ende fjalën e fundit. Në minutën e 80-të, këtë herë në skenë doli Mbappe, i cili e përmbysi rezultatin në 2-1 duke shfrytëzuar asistimin e Hernandez.

Minutat e mbetura nuk mjaftuan për të ndryshuar fatin e lojës dhe Franca u shpall kampione e Ligës së Kombeve UEFA.

Kështu, talenti 22-vjeçar francez i shtoi një pjesë të re koleksionit të tij të trofeve. Ai fitoi trofeun e tij të 14-të në total.

Ndërsa 33-vjeçari Karim Benzema u shpall lojtari më i çmuar i finales nga UEFA.



Lajme të ngjashme