Erdogan: Bëni sport për shëndetin

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri thirrje për aktivitete sportive për shëndetin.

1713929
Erdogan: Bëni sport për shëndetin

Kreu i shtetit turk shpërndau nga llogaritë e tij në rrjetet sociale një video të lojës së basketbollit që luajti në Kompleksin Presidencial me disa nga ministrat dhe këshilltarët e tij.

“Të bësh sporte për shëndetin është shumë e rëndësishme. Unë gjithashtu përpiqem të bëj sport tri ditë në javë. Gjallëria është bereqet”, shkruan ai postimin që shoqëron videon.

Në ndeshjen e zhvilluar në Kompleksin Presidencial, Presidenti Erdogan luan basketboll me ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë - Mustafa Varank, ministrin e Rinisë dhe Sporteve - Mehmet Kasapoglu, ministrin e Kulturës dhe Turizmit - Mehmet Nuri Ersoy, zëdhënësin e Presidencës - Ibrahim Kalin, drejtorin e Komunikimeve të Presidencës - Fahrettin Altun, zëvendësministrin e Rinisë dhe Sporteve - Hamza Yerlikaya dhe me presidentin e Federatës Turke të Basketbollit, Hidayet Turkoglu.



Lajme të ngjashme